KURIOZITETE
A e dinit se rozmarina mund të forcojë memorien pothuajse me 90%?

Disa njerëz bëjnë të pamundurën për të kujtuar detyrat ose të dhëna të rënd ësishme. Ekzistojnë ushtrime për kujtesën dhe barna që përmirësojnë këtë aftësi. Edhe pse teknologjia na ka dhënë shumë mundësi për të kujtuar më mirë, në të vërtetë trajnimin për të kujtuar më mirë nuk kalon deri tek truri. Në këtë rast, kjo e bën më të lehtë të harrojnë detyrën. Zgjidhja më e mirë është në dollapin tuaj.


Rozemarina për kujtesën

Rozemarina është përdorur për mijëra vjet për të rritur vigjilencën dhe për të përmirësuar kujtesën afatgjate. Në vitin 2003, studiuesit në Universitetin e Northumbria në Newcastle kanë treguar se rozemarina-aromatike është e lidhur me një “performancë të përmirësuar për cilësinë e përgjithshme të kujtesës.” Një studim i ri u krye në vitin 2012, u vlerësuan ushtrimet, detyrat e përpunimit të informacionit vizual dhe teste të tjera. Gjithashtu u vlerësua gjëndja e humorit kur ekspozohemi ndaj aromës së rozmarinës në vendin e punës. Në total, 66 persona kanë marrë pjesë në studim ku disa u caktuan në një dhomë ku mbante erë rozmarinë dhe një pjesë ku mbante erën e dhomës. Rezultatet treguan se 90% e pjesëmarrësve në dhomë ku mbante erë rozmarine, niveli i kujtesës ishte më i lartë dhe vigjilenca gjithashtu dhe i kryenin detyrat në kohë të caktuara. Ata i bënë ato më shpejt se pjesëmarrësit në dhomën tjetër pa erë.

Aromë rozmarine

Studiuesit zbuluan gjithashtu se gjaku i pjesëmarrësve i ekspozuar në dhomë me aromë rozmarine kishin nivele të dallueshmërisë me 1,8-cineol, një kompleks aktiv i gjetur në rozmarinë. Sa më shumë 1,8-cineol të absorbohet në qarkullimin e gjakut më pozitive ishin rezultatet. Bima gjithashtu ndihmon në përmirësimin e shëndetit të trurit nëpërmjet acidit karnosik dhe rosmarinik, të cilët pengojnë rritjen e qelizave të kancerit dhe parandalojn Alzheimerin.

E ardhmja e Aroma-terapisë

Bimët janë organizma shumë komplekse dhe përmbajnë shumë komponimeve të ndryshme aktive, që variojnë nga përqëndrimi i bimës në mbjellje, dhe madje edhe brenda të njëjtën bimë në rrjedhën e një ditë. Akumulimi i njohurive mbi ndikimet e mundshme të aromave dhe ekstraktet bimore mund të çojnë në identifikimin e kombinimit më të mirë për të promovuar efektet të veçanta.

Përdorimi i rozmarinës

Për të ndihmuar stimulimin e kujtesës tuaj, mbusheni zyrën tuaj me aromë rozmarine, përhapni disa pika vaj të cilësisë së lartë. Ju gjithashtu mund të mbani një gjethe rozmarinë në tavolinën e shkrimit. Për një zgjidhje të thjeshtë, përzierni disa pika vaj rozmarine në një lugë çaji me vaj kokosit dhe e vendoseni atë në një pambuk kozmetik. fërkoni kyçet e duarve dhe të shihni të njëjtin rezultat.







SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta