TE REJA
Si mund ta bëjmë ujin alkalin

Nëse dëshironi të mbani trupin të shëndetshëm, sigurohuni që të ketë nivel të lartë alkalin (pH). Në ditët e sotme, shumica prej nesh kanë më shumë gjasa që të kemi një trup shumë acid si pasojë e disa arsyeve si: faktorët e mjedisit, ushqimet dhe stresi.


Pse është kaq e rëndësishme? 

Përgjigjja është e thjeshtë, kur trupi është shumë acid, jemi më të rrezikuar ndaj problemeve të tretjes, shtimit në peshë dhe lodhjes. Përveç kësaj, në qoftë se mjedisi i trupit tonë është tepër acid për një kohë të gjatë, qelizat e shëndetshme mund të kthehen në toksike dhe të transformohen në kanceroze. 

Mekanizmi acid-alkalin i trupit tonë. 

Shkalla e (pH) shkon nga 0 deri në 14, ku 0 përfaqëson mundësinë më të lartë të aciditetit dhe 14 të kundërtën, 7 është neutrale. Fakti është se trupi ynë kërkon një mjedis të lehtë alkalin për të punuar. Niveli optimal është 7.4, por ky nuk është një standard për të gjithë trupin. Organet e ndryshme dhe sistemet e trupit kanë nevojë për nivele të ndryshme pH. Pikat e mëposhtme do t’ju japin një ide më të qartë:

Pështyma - Ajo ka nivelin e pH në 6.5 dhe 7.0. Aciditeti i saj i lartë ndihmon në tretjen e ushqimeve. 

Lëkura – E ka 5 nivelin e (pH), sipas një studimi të botuar në “International Journal of Cosmetic Science” niveli i pH duhet të jetë ndërmjet 4 dhe 4.5, sepse kjo do të lejojë bakteret thelbësore për shërimin dhe luftimin e infeksioneve që zhvillohen në lëkurë. 

Trakti i tretës- ka nivel pH në varg 1.5 deri 7.0, kjo varet nga shumë faktorë, veçanërisht nga ushqimi. 

Pse trupi ynë ka nevojë të alkalinizohet? 

Ndikimi i ushqimit në nivelet e përgjithshme të pH të trupit, ka qenë i njohur për më shumë se një shekull. Dr. Otto Warburg ka zbuluar se 90 deri në 95% të kancereve shkaktohen nga mjedisi acid. Ai gjithashtu pohoi se kanceri nuk mund të lulëzojnë, ose të zhvillohet në një ambient alkalin (trupi ynë) nëse niveli i pH është rreth 7.36. Ai fitoi Çmimin Nobel në Fiziologji / Mjekësi në vitin 1931 për zbulimin e tij. Shumë studime janë kryer për efektin e niveleve të ndryshme të pH të ushqimeve dhe pijeve se si ata kontribuojnë në aciditetin ose alkalinitetin e trupit tonë. Ashtu siç ka thënë edhe Dr. Warburg, pothuajse një shekull më parë, mbi aciditetin ose acidosis, është gjetur se është e lidhur jo vetëm me zhvillimin e kancerit, por edhe të sëmundje të tjera si: sëmundjet e zemrës, osteoporoza dhe diabeti, dhe pothuajse të gjitha sëmundjeve kronike të cilat njeriu vuan edhe sot.


Pra, ç’farë mund të thoni mbi aciditetin e trupit tuaj? 

- Në nivelin bazik (alkalin), ka 2 metoda të thjeshta për të gjetur në qoftë se trupi juaj ka një mjedis acid. - Duke përdorur test pH-shi për pështymën - Ju tashmë jeni duke vuajtur nga ndonjë nga këto simptoma kronike - Dhimbje muskulare apo dhimbje edhe pas ecjes në distancë të shkurtër - Nëse mbeteni pa frymë, pa bërë ndonjë përpjekje - Lodhje të vazhdueshme - Ndjeni rregullisht se ju merret fryma, ju mungon oksigjeni Sa herë që ka rënie të nivelit tuaj të pH, trupi do të bëjë përpjekje të natyrshme për vetë-rregullim (për krijimin e homeostazës) me kapjen dhe ruajtjen e substancave shumë acide në organet si: mëlçia, veshkat dhe mushkëritë. Kjo është bërë që trupi ynë të ruajë nivelet optimale të pH në varg 7.35 dhe 7.45. Kur këto substanca të ruajtura acide, fillojnë të sulmojnë qelizat tona të shëndetshme, i dëmton qelizat dhe i bën të sëmura dhe toksike. Në kohë të gjatë, kur indet nuk kanë marrë kujdesin e duhur, këto qeliza mund të përhapen, të rriten pa kontroll duke prekur organet ose pjesë të trupit.

Jeni duke konsumuar shumë ushqime acide. “Dieta e shekullit të 21” keq ushqyerja, konsiderohet si arsyeja kryesore e acidozës kronike. Kjo dietë përmban nivele të larta të sheqerit, ushqime shumë të përpunuara, alkool dhe kafeinë.


Ja si të përgatisni ujin tuaj Alkalin: 

Receta: 2 litra ujë Fonte de Medici, 1 kokërr limon i prerë në feta, 1 lugë çaji kripë Himalaje Pergatitja: Hidheni ujin në një kanë, priteni limonin në feta të pa qëruar, shtoni kripën e Himalajës dhe mbulojen. Lëreni një natë të plotë ose rreth 8 orë në temperaturën e dhomës. Pini ujë në mëngjes me stomakun bosh, mbylleni dhe mund ta ruani në frigorifer për gjatë ditës. Doza e rekomanduar, 1 litër në ditë.

Nese e deshironi gati dhe nuk doni te lodheni, ne ju rekomandojmë të pini ujin Fonte de’ Medici pasi ka pH e rekomanduar, 7.4.në burim. E gjeni në të gjitha dyqanet e rrjetit Neranxi.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta