PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Sëmundja Celiak - Kurat natyrale nga nutricionisti ynë

Sëmundja celiak është një çrregullim polimorf, poligjenik, që shoqërohet zakonisht me simptoma intestinale dhe shpesh psikiatrike, shkaktuar nga fraksione të proteinave të grurit, thekrës dhe elbit. Sëmundja njihet gjithashtu nën një numër emrash të ndryshëm që përfshijnë (enteropatine sensitive të glutenit, nontropikal sprue, idiopathic steatorrhea dhe sprue). Në personat me këtë çrregullim, endometria e zorrëve të holla dëmtohet nga gliadinat, e cila është e pranishme në grurin, thekrën, elbin dhe tërshërën. Shumë simptoma mund të shfaqen, ose vetëm një me një shkallë të gjerë mund të jenë të pranishme: diarre, fryrje, humbje e peshës, anemi, lodhje kronike, dobësi, dhimbje e kockave, tkurrje muskulare, dermatitis herpetiformis dhe në fëmijët vjellje. Megjithatë, sëmundja njihet sot edhe pa simptomat e treguara, por me anën e demonstrimit të biopsisë perorale të ndryshimeve histologjike karakteristike të zorrëve të holla (p.sh., atrofia e vileve, reaksioni imun i vonuar), plus përgjigjen e dietës. Sëmundja Celiak mund të ndodhë edhe me simptoma psikiatrike, e cila në shoqërim me simptoma të tjera, mund të jetë e një ndihme disgnostike. Mbajtja e një diete pa gluten strikte dhe afatgjatë është trajtimi bazë. Gruri, tërshëra, elbi, thekra dhe nënproduktet e tyre duhet të largohen nga dieta. Kur këto drithëra largohen, zorrët e holla janë në gjendje të përtërijnë shumicën e dëmtimit. Shpesh brenda ditës pas largimit të glutenit nga dieta, qelizat në intestinal lining fillojnë shërohen, simptomat bëhen më pak të rënda, vlerat e testi kthehen drejt normalitetit dhe biopsia e mëtejshme e mukozës së zorrës së hollë tregojnë kthimin e vileve në gjendje normale. Pra, sëmundja celiak është provuar të jetë një sëmundje e përcaktuar gjenetikisht, e varur nga gluteni, që ka një enteropati karakteristike të varur nga gluteni, sikurse është treguar nga një ekzaminim histologjik i materialit të biopsisë dhe shfaqja e një përgjigje terapeutike e lartë ndaj dietës pa gluten.

Dietë pa gluten: disa shembuj Në vitin 2006 Shoqata Amerikane Dietike publikoi disa rekomandime për një dietë pa gluten. Më poshtë do t’ju tregojmë një listë të rekomandimeve. Kjo listë nuk është e plotë, kështu që personat me sëmundjen celiake mund të diskutojnë për zgjedhjet e ushqimeve pa gluten me dietologun. Personat me sëmundje celiake duhet të lexojnë gjithmonë listën e përbërësve të produkteve që konsumojnë. 

Ushqimet që lejohen dhe nuk përmbajnë gluten: Amaranth, Arroret, Cassava, Hikrra, Bishtajoret (barbunja, bathë, bizele) Fara Liri, Meli, Patate , Soja, Oriz i egër, Brokoli, Luleshtrydhet. Miellrat pa gluten qe zevendesojne miellin e bardhe jane: Mielli i Orizit, Mielli i sojes, mielli i bajameve, Mielli i gështenjave, Mielli i Kinoas dhe Mielli i Qiqrave të cilët i gjeni lehtësisht tek dyqanet e rrjetit Neranxi, këto dhe produkte të tjera pa gluten. Ushqimet që nuk lejohen: Gruri * Ku përfshihen, niseshte gruri, krunde gruri, embrion gruri, grurë i plasaritur, proteine të hidrolizuara gruri, Elb, Thekër, Triticale (përzierje midis thekrës dhe elbit), Produkte të tjera gruri, niseshte, Gruri i bardhë, Ushqime të përpunuar që përmbajnë grurë, thekre, elb, Koncentrate që përdoren për gatim kryesisht të supave, Orizi kaf, të gjitha llojet e patatinave, ëmbëlsirat, sallami, salsiçe, hot dog, vaferat, Salce me lëng mishi, Peshk i imituar, Biskota me drithëra, gjel deti, suprat.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta