KURIOZITETE
ÇFARË JANË PROTEINAT E SOJËS, JA PSE DUHET TI PËRDORNI

 Proteinat e Sojë me Teksture (TSP) përftohet nga një brumë me miell soje i dehidratuar në azot të lëngshem me indeks të lartë (NSI) dhe me ujë në një pajisje me helike dhe ngrohje, me ose pa avull. Brumi pasi është përpunuar dhe është lënë të pushojë i jepen forma të ndryshme si: i granuluar, thërmuar, i copëtuar, gullash, në copa të mëdha (Schnitzel), etj. Më pas kalohet në furrë për tu tharë plotësisht. TSP e bërë nga mielli i sojës përmban 50% proteina soje dhe duhet të rihidratohet (laget, njomet) para përdorimit në një raport peshe prej 1masë TSP: 2 masa ujë. Megjithatë, kur TSP, bëhet nga koncentroheni i sojës, përmban 70% proteina dhe mund të rihidratohet në një raport 1me 3. Ajo mund të përdoret si një zëvendësues i mishit apo si shtesë ushqimore. Ideale per vegjetarianet dhe veganet. Teknologjia e nxjerrjes ndryshon strukturën e proteinave të sojës, duke rezultuar në një mase me fibra, matricë sfungjerore e ngjashme me teksturën e mishit. TSP ka një afat prej më shumë se një vit jetë, kur ruhen ne vend të thatë në temperaturë dhome. Pas hapjes nëse ështe rihidratuar ajo duhet të përdoret menjëhere, ose të ruhet për jo më shumë se tri ditë në frigorifer. Ajo mund të njomet me ujë të ftohtë ose të nxehtë, por pak uthull ose lëng limoni mund ta përshpejtojë procesin. Produktet me proteina soje si TSP janë përdorur si zëvendësues me kosto të ulët të mishit dhe të produkteve të shpendëve. Proteina e Sojës me Teksturë ka gjetur një përdorim të gjerë në industrine ushqimore për sherbimin ‘retail’ dhe institucionale (kryesisht për drekat nëpër shkolla apo si shtesë ushqimore për ata që bëjnë palestër ose aktivitet fizik). Proteina e Sojës me Teksture ul nivelin e kolesterolit dhe yndyrnat e larta, ideale gjithashtu për ata që janë intolerantë ndaj glutenit dhe vuajnë nga sëmundja Celiak. Me shtesën e vitaminave dhe mineraleve mund të përdoret për të përftuar produkte soje të ushqyeshme ekuivalente me proteinat shtazore. Proteina e Sojës me Teksturë është përdorur për më shumë se 50 vjet si një mënyrë ekonomike dhe e sigurtë për të zëvendësuar qoften e hamburgerit deri në 30% pa ja zvogëluar vlerat ushqyese. Perdorimi: Proteinat e sojës përdoren në shumëllojshmëri ushqimesh, të tilla si marinues për sallatën, nëpër supa, analoge të mishit, pije pluhur, djathrave, kremra jo me bulmet, desserte të ngrira, topping kremoz, formulat (qumësht pluhur) për të mitur, bukë, drithëra për mëngjes, brumëra, dhe ushqime për kafshët shtëpiake.

Proteinat e Sojës me teksturë i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi në paketim 250 gr



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta