TE REJA
Klasifikimi i ushqimeve në grupe ushqimore, vlerat e tyre

Ushqimet klasifikohen në grupe ushqimore. Ky klasifikim është i ndryshëm në vende të ndryshme.    

Grupi i parë : mishi, peshku, veza

 Ushqimet e këtij grupi janë burim i proteinave me vlerë të lartë ushqyese, hekur,  kalium, natrium, vitamina të kompleksit B

 Grupi i dytë : qumështi dhe produktet e tij

  Ushqimet e këtij grupi janë burim i proteinave dhe lipideve me vlerë të lartë ushqyese,  kalcium, vitamina B2 dhe A.

 Grupi i tretë : ushqimet bishtajore

 (Fasulet, thjerëzat, bizelet, qiqrra, batha, soja) përmbajnë proteina me vlerë ushqyese të

  mirë, ndonëse jo si ato të grupit të parë, por me kosto me të ulët se këto të fundit,  hekur, kalcium, vitaminë B1.

 Grupi i katërt : drithërat dhe produktet e tyre

 (Gruri, orizi, misri, pastat ushqimore) përmbajnë sasi të larta të glucideve dhe sasi të

  pakta të proteinave bimore, por janë burim i vitaminave të treteshme në ujë.

 Grupi i pestë : yndyrnat dhe vajrat bimore

  (Gjalpi, dhjami i derrit, vaji i ullirit, i bërthamave të rrushit, i misrit, i sojës, i lulediellit,  i kikirikut etj) janë burim energjitik, acidesh yndyrore dhe vitaminash të treteshme në  ujë.

 Grupi i gjashtë : frutat dhe perimet

 Janë burim i vitaminave, provitaminave dhe kripërave minerale.

 Grupi i shtatë : ushqime të ndryshme

  Vera, birra, likeret, kafeja, çaji, sheqeri, çokollatat, mjalti, marmelata, xhelatina e  frutave) janë burim i glucideve dhe alkoolit. Mjalti dhe vera përmbajne vitamina dhe  kripëra minerale. Vera dhe alkoolet, në tërësi, japin kalori.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta