KURIOZITETE
Pika të çmuara të uthullës balsamike

Uthulla Balsamike është një marinues që u jep gatimeve aromë të veçantë. Këshilla jonë për të zgjedhur më të mirën.


Si të njihni cilësinë?

Shija e uthullës balsamike “D.o.p” ndryshon nga viti në vit, në varësi të klimës, drurit, lëvizshmërisë së kolonive bakteriale që e transformojnë atë. Cilësia  e dendur, shija e ëmbël dhe aroma intensive janë parametra të cilësisë të cilat janë vlerësuar nga “Këshilli i Mbrojtjes”  përmes testeve profesionale në çdo prodhim. Uthulla balsamike është e mbyllur direkt nga “Këshilli i Mbrojtjes”  për të siguruar vërtetësinë maksimale të saj. “Këshilli i Mbrojtjes” i cili ndodhet në Modena i referohet cilësisë së mirë të prodhimit, ndërsa ju mund ta specifikoni "ekstra të vjetër" nëse uthulla ka më shumë se 25 vjet. Në rastin e indekseve të cilësisë së uthullës, PGI është një domosdoshmëri në vendin e parë në mesin e përbërësve të listuar në etiketë.


Cilat janë karakteristikat e saj ushqyese?

Një aspekt interesant është prania e polifenoleve dhe antioksidantëve të tjerë. Një studim gjithashtu tregon efektin që ka në rregullimin e sheqerit në gjak, të lidhur me ngadalësimin në përthithjen e sheqernave kur përdoret në kombinim me: bukë, makarona, patate dhe ushqime të tjera që kanë përmbajtje niseshteje. Duhet shtuar në ushqim pasi në doza të vogla uthulla mund të ndihmojë në absorbimin e kalciumit dhe magnez për të tretur ushqimet proteinike, të tilla si bishtajoret.


Si mund ta përdorni në kuzhinë?

Ideal për forcimin e shijes së perimeve në kombinim me një vaj të mirë ekstra të virgjër ulliri, bimë aromatike dhe erëza, uthulla balsamike është gjithashtu e mirë për të përgatitur salca të ndryshme, duke përfshirë edhe ato të bëra me majdanoz, hudhër dhe bukë të thekur. E pra uthulla balsamike është e  përshtatshme për marinimin e perimeve, bishtajoreve dhe djathrave, për shembull djathit të dhisë.

Uthull Balsamike të Modenas “Gino Toschi” gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta