PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Ushqimi gjatë muajit të Ramazanit

Cili ushqim dhe pije duhet konsumuar dhe cili duhet shmangur?

Duke ju rikujtuar që besimtarët myslimanë sivjet do të agjërojnë deri 18 orë në ditë, është e nevojshme që të konsumojnë ushqimin i cili tretet ngadalë, duke përfshirë edhe ushqimin i cili përmban vlera ushqyese.

Të shmanget ushqimi kalorik

Gjatë muajit të agjërimit rekomandohet ushqimi i pasur me vitamina, minerale dhe oligo-elemente. Të konsumoni sallatat e sezonit, frutat dhe perimet. Të shmanget ushqimi kalorik, me rastin e iftarit të shmangen pijet e gazuara, madje edhe pijet e ftohta. Konsumoni ujë të vakët dhe lëngje, bëni iftar me hurma arabie.

Ushqimi i yndyrshëm nuk i plotëson nevojat ditore të njeriut gjatë ditës dhe tajitet nëpërmjet lëkurës. Në artikuj ushqimorë të cilat organizmi i tret ngadalë bëjnë pjesë, perveç te tjerash, bizelja, elbi, gruri, fasulja, orizi… Artikujt që treten lehtë, janë ato të cilat përmbajnë sheqer dhe miell të bardhë.

Produktet të cilat ushqejnë organizmin gjatë ditës janë ato nga frutat me lëvore, pastaj frutat e thata, ndër të cilat janë kajsia, fiku apo kumbullat.

Kur është fjala për pijet, nuk rekomandohet konsumimi i pijeve të gazuara të cilat kanë ndikim të keq në organizim, sepse shkaktojnë pengesa në stomak dhe në zorrë. Kështu që më mirë është nëse ekzistojnë mundësitë, të konsumohen uji i ngrohtë, lëngjet natyrale në temperaturë dhome të ngrohur në mënyrë që organizmi të jetë i mbrojtur.

Duke theksuar se si pacientët në të shumtën e rasteve për shkak të vështirësive të ndryshme edhe gjatë muajit të agjërimit paraqiten në Mjekësinë e urgjencës, më së shumti fjala është për teprim në ngrënie.

Të ruheni nga tensioni i lartë i gjakut

Vështirësitë kryesisht janë të karakterit gastrologjik dhe shfaqen një ose dy orë pas iftarit, për shkak të ngrënies së tepruar dhe konsumimit të sasisë së madhe të ushqimit. Këto janë dhembjet në stomak dhe te vjellja.

Ata që kanë tension të lartë të gjakut, ndërkaq nuk i pinë rregullisht barnat, mund të përballën me shtypjen e lartë të gjakut.

Marrja e terapisë së rregullte te barnave dhe agjërimi është i mundshëm ndaj barnat mund t’i merrni në syfyr dhe në iftar. Nëse pacienti patjetër duhet të marrë barna, atëherë nuk i rekomandohet agjërimi.

Duke pasur parasysh afrimin e ditëve të nxehta, personave të moshuar u rekomandohet që të mos dalin nga shtëpia dhe obligimet e veta t’i kryejnë në mëngjes deri në orën 10:00. Nëse patjetër duhet të dalin, duhet të kenë të veshur rroba të lehta dhe të mbulojnë kokën”, rekomandojnë mjekët.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta