KESHILLA
Krem për lëkurën me vajra organikë

Një nga mënyrat më të mira për të zbutur lëkurën është të përdorni vajra duke krijuar vetë produktin tuaj të kujdesit ndaj lëkurës dhe nuk është aq e vështirë sa mund të mendoni! 

 Ju japim një recetë që ta provoni në shtëpi.

Përbërësit: 

1/2 filxhan gjalpë kakao

1/4 filxhan vaj kokosi

2 lugë gjelle vaj argani

2 lugë gjelle vaj bajame

20 pika vaji esencial rozmarine ose ekualiptus.

Përgatitja: Shkrini gjalpin e kakaos pastaj kombinojeni me vaj kokosit, vaj argani dhe vaj bajame në një tas. Vendoseni tasin në frigorifer derisa të fillojë të ngurtësohet, pastaj të ftohur, përdorni një mikser elektrik ose një mikser dore për ta përzierë atë. Përzieni masën deri sa të keni fituar një krem homogjen. 

Këshillë: mund ta ruani kremin në frigorifer gjatë muajve të ngrohtë.


Vajrat për këtë recetë i gjeni të gjitha tek dyqanet e rrjetit Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta