DOSSIER
E gjithë shija e frutave të thata

Përdoren në ëmbëlsira ose si një meze e lehtë ose vakt i plotë në kos për mëngjes. Frutat e thata përmbajnë një pasuri të substancave mbrojtëse, kryesisht sheqerna dhe fibra. Pra le ta shijojmë gjithë "energjinë" e tyre.

Kjo stinë na sjell më të mirat, këtë periudhë perveç të freskëtave ju propozojmë edhe të thatat si fiq, hurma arabie, kajsi, rrush të thatë, kumbulla etj, të cilat jo vetëm kënaqim shqisën e të shijuarit por edhe fitojmë vlera ushqyese prej tyre.

Të shijshme dhe ushqyese

Frutat e thata janë të çmuara jo vetëm për vlerat ushqyese dhe energjinë që na japin por edhe për efektin mbrojtës në lidhje me disa sëmundja. Konsumi i rregullt i hurmave të arabisë, rrushit të thatë dhe frutave të tjera të thata, së bashku me një dietë të pasur me legume  dhe produkte të pasura me protein bimore, rrit mbrojtjen në organizëm kundrejt disa sëmundjeve degjenerative, fal prezencës së vitaminave dhe mineraleve me aktivitet antioksidant.

Rrushi i thatë

Ai përmban shumë pak yndyrë dhe për këtë arsye është i tretshëm. Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, është një produkti i cili fal shumë energji. Ai përmban sasi të larta të kalciumit, hekurit, fosforit dhe kaliumit. Para përdorimit gjithmonë duhet të lahen në ujë të ngrohtë në rastë se u është shtuar parafine dhe dioksid squfuri, pasi është e nevojshme pë konservimin e tyre.

Hurmat e arabisë

Ato janë frutat absolute të pasura me proteina dhe sheqerna, në këtë mënyrë përfaqësojnë një burim të vërtetë të jetesës për shumë njerëz. Vlerat ushqyese të hurmave, si rezultat i përmbajtjes së lartë të sheqerit, është shumë e lartë në energji.

Kumbullat e thata

Ato janë të dobishme në rastet e kapsllëkut, për shkak të përmbajtjes së lartë të fibrave dhe disa substancave të tretshme të pranishme në pulpë. Ata janë shumë të tretshëm dhe lehtësisht të asimilueshme. Kumbullat e thata nxisin diuresis, në sajë të përmbajtjes së lartë me kalium.

Kajsitë e thata

Ushtrojnë veprim laksativ për shkak të përmbajtjes së lartë fibra. Ata janë një "karburant" i shkëlqyer, i dobishëm kur ju keni nevojë për  një rezervë të gatshme për energji, dhe një burim i rëndësishëm i beta-karotenit për shikim dhe lëkurë të shëndetshme.

Fiqtë e thatë

Ato përbëhen nga 80% ujë, ato përmbajnë shumë sheqer, celulozë, minerale dhe vitamina. Ata janë shumë energjike dhe përmbajnë sasi të mirë të hekurit dhe kalciumit. Ata kanë një efekt të butë laksativ.


Tek dyqanet Neranxi i gjeni të gjitha llojet e frutave të thata.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta