TE REJA
Qumështi i kokosit, tre përdorimet e tij për shëndetin

Qumështi i kokosit nxirret nga tulli i arrës së kokosit dhe është një zëvendësues  i shkëlqyer i qumështit shtazor. Qumështi i kokosit përmban shumë vlera ushqyes dhe sjell shumë përfitime shëndetësore.

Ju sjellim 3  përdorimet e qumështit të kokosit për shëndetin.

Lëkura – qumështi i kokosit është i pasur me vitaminë E,  e dobishme për elasticitetin dhe freskinë e lëkurës. Ai mund të përdoret si një pije apo të aplikohet në lëkurë në vend të vajit klasik që përdorni.

Djegiet  - në rastin e djegieve nga dielli aplikoni qumesht kokosi pasi është shumë efektive për të zbutur lëkurën dhe lehtësuar djegien. Kjo redukton thatësinë dhe kruarjet që sjell e djegura në lëkurë. Pas rehabilitimit dhe përmirësimit të lëkurës  përdorni gjithmonë vaj kokosi për tu mbrojtur.

Antioksidantët – qumështi i kokosit është i pasur me antioksidantë dhe veçanërisht kur konsumohet së bashku me frutat ndihmon në parandalimin e dëmtimit të lëkurës nga radikalet e lira, duke ulur rrezikun e kancerit.

Qumësht Kokosi gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta