KESHILLA
Si të ushqeheni gjatë sezonit të provimeve

Ja se si fuqia dhe rregulla të thjeshta të jetës mund të ndihmojnë studentët e të gjitha moshave për të rritur performancën në mësime, duke mbajtur larg stresin.

Qershori është një nga muajt më të bukur të vitit, edhe pse i vlerësuar pak kur të duhet ta kalosh duke studiuar, dhe për shkak të tensioneve të shkaktuara nga pritja e rezultateve. Stresi i shkaktuar nga provimet shkakton çrregullime në regjimin ditor duke e ngushtuar stomakun apo sjellë abuzimin me snaks të mbushur me kalori që të falin kënaqësi të menjëhershme, por shumë më tepër të pasura me sheqer dhe yndyrna me cilësi të dobët. Të ushqyerit mirë mund të luajë një rol të rëndësishëm jo vetëm gjatë javëve të studimit, por edhe në ditën e provimit.

Çfarë duhet të konsumoni për të studiuar më mirë

Nga pikëpamja e ushqimit, substancat të cilat janë të domosdoshme gjatë periudhës së studimit janë mineralet dhe vitaminat. Por fatkeqësisht të rinjtë e sotëm nuk konsumojnë fruta- perime, të cilat janë të tejmbushura me to. Mangësia e tyre mund të ndikojë në mënyrë indirekte në aftësinë e të mësuarit. Një  shembull tipik i kësaj është mungesa e hekurit: anemia, një gjendje mjaft e zakonshme tek adoleshentët, duke sjellë simptomat e mungesës së përqëndrimit dhe rezistencë të dobët ndaj lodhjes mendore. Vitaminat me vlera anti-oksidante janë të rëndësishme sepse ato kontribuojnë në efikasitetin e organizmit dhe për këtë arsye edhe në kapacitetin mendor, më të nevojshmet janë vitaminat  E, A dhe C, pasi kanë një efekt pozitiv në enët e gjakut dhe lejon qarkullim të mirë të tij në tru. Pas tyre ndër më të rëndësishmet është vitamina B6, thelbësore për zhvillimin e sistemit nervor.

Mineralet të bëjnë më inteligjent?

Në mesin e mineraleve më të dobishme për ata që studiojnë janë seleni dhe zinku, edhe këto për aftësinë e tyre antioksidante dhe mbrojtjen e imunitetit, si dhe magnezi rregullator i humorit dhe anksiolitike veçanërisht e dobishme për ata që nuk mund të përqëndrohen gjatë studimit, për shkak të ankthit dhe frikës së provimit. Konsumi i peshkut vazhdon të jetë edhe sot më i miri, pasi ndihmon përqëndrimin, por regjimi ynë i rregullt ushqimor është tashmë i pasur me minerale vetëm nga ushqimet e larta proteinike që ne konsumojmë. 

Një ditë prej studenti

Niseni ditën me një mëngjes të shëndetshëm, duhet të keni parasysh që vaktet nuk duhet të jenë të tejmbushura dhe duhet të ndahen, një vakt të jetë i bazuar në karbohidrate dhe tjetri në proteina, në kohën mes vakteve është mirë të konsumoni fruta si të freskëta dhe të thata pasi janë të pasura me zink, si mes vakteve mund të konsumoni edhe akullore me fruta, çokollatë të zezë, milkshake me kakao, fruta pylli, super ushqime, kombinimin mund ta bëni sipas dëshirës, mund të konsumoni çokollatë të shkrirë e cila për efektin e saj stimuluese është e njëjtë si kafeja e cila të zgjon në mëngjes, është e ditur tashmë që çokollata rrit përqëndrimin dhe performancën. Mos harroni filloni me një mëngjes të bazuar në drithra, qumësht ose kos, por mund të konsumoni një kokërr vezë ose bukë integrale me reçel, pa harruar lëngun e frutave, mund ti alternoni këto dy lloje mëngjeses h në mënyrë që të mos bëhen monotone. Dreka të bazohet në vitamina dhe minerale, mund të konsumoni peshk, mish të bardhë të shoqëruar me pure perimesh të stinës dhe një sallat jeshile, kuinoa dhe disa kokrra luleshtrydhe, gjithmonë e marinuar me uthull balsamike. Snack- fruta, milkshake, çokollatë, akullore me fruta. Darka, duhet të jetë e lehtë, sallatë, kos duke i shtuar disa fruta të sezonit.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta