KURIOZITETE
Seleni, përdorimi dhe përfitimet - ja ku gjendet

Seleni  është një mineral thelbësor për funksionimin e duhur të metabolizmit. E gjejmë në tokë dhe trupi i njeriut ka nevojë në sasi të vogla për të.

Për të siguruar dozën e përditshme të selenit në fakt janë të mjaftueshme konsumi i 4 arra Braziliane në ditë. Edhe konsumimi i mishit të viçit dhe pulës, peshkut të tilla si harengë, ton dhe merluc,  siguron një dozë të mjaftueshme të selenit. Ky mineral përmban antioksidantë dhe kështu ndihmon në parandalimin e kancerit dhe sëmundjeve autoimune si HIV dhe sëmundjes tiroide.

Është fakt se seleni mbështet sintezën e hormoneve të tiroides dhe ul inflamacionin e tiroideve. Nivelet e ulëta të selenit janë në fakt të lidhura  me hipotiroidizmin, sëmundjen Hashimoto, si dhe shterpësinë.

Seleni nxit sistemin imunitar, por të jeni të kujdesshëm për efekte anësore pasi nuk duhet të merret në  doza të larta. Dozat, ndryshojnë në varësi të patologjisë dhe për këtë arsye janë të ndryshme, veçanërisht në qoftë se jeni shtatzënë ose në rastin e  fëmijëve. Prandaj, ju duhet të kërkoni mendimin e mjekut para se të merrni shtesa seleni në rastet farmaceutike, ndaj rekomandohet marrja në rrugë natyrale e selenit nëpërmjet ushqimeve.

Arra Braziliane gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta