PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
Uji në organizëm dhe ushqime

Organizmi i njeriut përbëhet nga disa përbërës të dallueshem, që ndryshojnë nga karakteristikat kimike dhe strukturore të tyre. Kompartimentet ekstraqelizore përbëhen prej strukturash si lamela, tendonet, ligamentet dhe nga sistemet ekstraqelizore të lengjeve, si plazma e gjakut dhe limfa. Tërësia e qelizave dallohen nga indi yndyror, që shërben ose si rezervë energjitike (depozitë yndyre), ose si mbështetje strukturore ose si material ndërtues, sikurse në faqet ose në shputën e këmbeve. Këto të fundit do të shpërbehen në raste ekstreme të mungesës së ushqimit ose gjatë sëmundjeve të shoqëruara me konsumim. Depozita e yndyrës mund ti nënshtrohet fluktuacioneve ekstreme.

  Përbërja elementare e një mashkulli 70 kg tregon se rreth 60% është ujë dhe 16% ose më shumë është yndyrë. Perveç C, H dhe O, elementet kimike N, Ca dhe P janë në sasi të bollshme. Organizmi përmban edhe elemente të tjerë. Përbërja kimike ndryshon me moshën. Këto ndryshime janë më të theksuara gjatë vitit të parë të jetës. Ndërsa përmbajtja e ujit bie shpejt, përmbajtja e yndyrës, proteinave në masën muskulore dhe lëndëve minerale (shumica në kockat) rritet.

  Përbërja e organizmit të një të porsalinduri me peshë 3,5 kg është 70% ujë, 13% yndyrë, 13% proteina dhe 4% lëndë minerale; një fëmijë 5 muajsh : 60% ujë, 24% yndyrë, 12% proteina dhe 4% lëndë minerale; një fëmijë një vjeçar : 59% ujë, 22% yndyrë, 14% proteina dhe 5% lëndë minerale.

  Reduktimi i përmbajtjes së ujit me moshën shoqërohet me rishpërndarjen midis kompartimenteve të organizmit. Në sistemin nervor qëndror, lëkurën dhe indet e nënlëkurës, përmbajtja e ujit bie shpejt, ndërsa ajo rritet dukshëm në muskulin dhe indin dhjamor. Rishpërndarja ndodh, gjithashtu, brenda kompartimenteve të organizmit; uji brendaqelizor rritet në të gjitha organet me përjashtim të lëkurës dhe yndyrës nën lëkurë.

  Brenda ujit total të organizmit, dallohen uji kompartimenteve brenda- dhe jashtëqelizor. Lëngu ekstraqelizor mund të shihet si mediator ndërmjet qelizave dhe mjedisit të jashtëm. Përbërja e tyre i nënshtrohet kontrollit strikt të homeostazës. Lengjet transqelizore gjenden në hapësirat e organizmit, si aparati tretës, fshikëza e tëmthit, etj. Një vlerësim i thjeshtësuar i vëllimit të plazmës mund të përftohet duke përdorur barazimin: pesha trupore (kg) X 0,035 = vellimi i plazmës. Lëngu intersticial shërben si një sistem furnizues për indet e organizmit. Ai gjendet ndërmjet qelizave dhe përbën rreth 20% te masës trupore. Përbërja e tij është e ngjashme me atë të ultrafiltratit të plazmës me përmbajtje shumë të ulet të proteinave.

  Më shumë se gjysma e ujit total të organizmit gjendet brenda qelizave. Hapësira brendaqelizore është  qendra e metabolizmit qelizor. Në kundërshtim me hapësirat e tjera të lëngëta, ajo nuk është homogjene dhe përbërja e saj mund të ndryshojë shumë ndërmjet tipeve të ndryshme  të qelizave. 

  Homeostaza e balancës së ujit siguron qëndrueshmërinë e përmbajtjes së ujit. Kjo balancë e qëndrueshme arrihet përmes mekanizmave hormonale me retroveprim (feetback) të ndryshëm, në lidhje të ngushtë me osmoreceptorë. Marrja mesatare ditore e ujit rezulton nga një kombinim i të pirit, sasisë se ujit, që përmbahet në ushqimet e ngurta dhe ujit të oksidimit. Ky i fundit është një produkt fundor i metabolizmit oksidativ të nutrientëve energjitikë. Oksidimi i 1 gram karbohidrate prodhon 0,6 ml ujë; i 1 g proteina , 0,42 ml dhe i 1 g yndyrë, 1,07 ml. Bazuar në një ushqyerje të përzierë, sasia e mesatares ditore totale llogaritet  në 300 ml ujë i oksidimit.

  Sipas Dietary Reference Intake (DRI), për tu hidratuar, gratë kanë nevojë të konsumojnë 2,7 l, burrat 3,7 l ujë në ditë, në kushte qetësie dhe temperature normale, Temperaturat më të larta ose nivelet e aktivitetit rritin këtë kërkesë. Në një person mesatar, rreth 80% e sasisë së ujit vjen drejtëpërsëdrejti nga lëngjet dhe rreth 20% nga uji që përmbahet në ushqimet. Afërsisht 1,5 l jashtëqitet përmes urinës. Veshka mund të ndikojë balancën e ujit me anën e alterimit të shpejtësisë së ripërthithjes. Për të siguruar jashtëqitjen e natriumit, kaliumit dhe uresë, kërkohet një jashtëqitje minimale e lëngjeve prej 300-500 ml. Humbja e ujit përmes veshkave mund të minimizohet me një të ushqyer të përshtatshëm. Kjo do të thotë minimizim i atyre ushqimeve që rezultojnë në formimin e metaboliteve të jashtëqitur në rrugë urinare. P.sh., ulja e sasisë së proteinave dhe tabletave të kripërave rezulton në një reduktim të uresë dhe natriumit, megjithatë, ul vëllimin e kërkuar të urinës në minimum. Në situata të veçanta, p.sh., për një të lindur prematurë me insuficiencë të veshkave, ky mekanizëm bëhet i rëndësishëm.

  Humbja e ujit përmes lëkures dhe mushkërive llogaritet 0,9 l/d. Frekuenca respiratore e rritur, siç ndodh në periudha të temperaturave të larta ose gjatë thatësirës, si dhe gjatë aktivitetit fizik, mund të rritin shumë këto humbje; 0,5 l/orë mund të humbasë përmes lëkurës vetëm në raste ekstreme, që shoqërohet me humbjen e Na.

  Kërkesa e lëngjeve për njeriun varet nga aktiviteti metabolik, si dhe mjedisi. Fëmijet e vegjël kanë një shpejtësi të lartë të dukshme të metabolizmit energjitik krahasuar me të rriturit, që shkakton një shpejtësi të lartë të respirimit me humbje të lartë të ujit.

  Në aparatin tretës, sasia ujit aktual është e një rëndesie të madhe. Cdo ditë, 8 l lëngje çlirohen në aparatin tretës në formën e sekrecioneve. Së bashku me lëngjet që ne pijmë, kjo llogaritet në mbi 10 l/d, e gjitha prej së cilës ripërthithet, me përjashtim të 0,2 l. Diarreja, vjellja, ose sekrecionet e pështymës ose acideve biliare mund të rrisin shumë humbjen e ujit përmes feçeve.

  Përmbajtja e ujit në ushqime përcakton përmbajtjen në energji të tyre. Në tërësi, ushqimet me përmbajtje të ulët të ujit kanë përmbajtje të energjisë së ulët. Shumë perime përbëhen nga më shumë se 90% ujë, ndërkaq përbërjet si vaji ose sheqeri nuk përmbajnë praktikisht ujë. 

Ushqime që ju mbajnë gjatë të hidratuar dhe përmbajne sasi të madhe uji janë: Portokalli 90%, Kastraveci 96.7%, Lakra iceberg 95.6%, Selinoja 95.4 %, Rrepat 95.3%, Domatet 94.5%, Specat jeshile 93.9%, Lulelakra 92.1 %, Shalqiu 91.5 %, Spinaqi 91.4%, Star fruit 91.4%, Luleshtrydhet 91 %, Brokoli 90.7 %, Qitro 90.5 %, Karrotat e vogla 90.4 %, Pjepri 90.2%.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta