VIP-at NE TAVOLINE
‘DITARI USHQIMOR I JENNIFER ANISTON’ Çfarë ha ajo në një ditë?

Ne jemi të mahnitur nga zgjedhjet e VIP-ave për mëngjes drekë, apo darkë. Kjo është një rubrikë ku ne flasim shpesh për Rutinën e të Ngrënit të muzikantëve, aktorëve, sportistëve, etj. Me çfarë ushqimi e fillojnë dhe e mbarojnë ata ditën dhe gjithçka tjetër mes vakteve. Në këtë intervistë të shkurtër të “Bon Apettit” ne, do të zbulojmë pak më tepër rreth përditshmërisë së aktores holliwodiane Jennifer Aniston dhe kështu do të dimë më tepër sekretet e një trupi kaq në formë.

Cila është gjëja e fundit që ke ngrënë? 

- Portokall te Kuq. Asgje tjeter.

Cili është mëngjesi yt tipik?

- Zakonisht ha në tre mënyra të ndryshme. Sot po ju jap recetën e smoothiet që konsumova në mëngjes:1/2 Banane, 1/4 e filxhanit me boronica tëngrira, 1/2 filxhan me miks fruta pylli të ngrira , 1 lugë me çokollatë pluhur, fara kia dhe 10 kokrra bajame, të gjitha të miksuara me 2 filxhanë qumësht bajamesh.

Cili është ushqimi më i çuditshëm që ke në frigorifer tani?

- Një patate e ëmbël gjigande! Gjithashtu dhe shumë rrënjë turmerik. Ato duken vërtet të çuditshëm, si një tufë me gishta të vegjël.

Ushqimi që nuk i reziston dot?

- Tortilla Chips. Janë vërtet të shijshme dhe krokante.

Me se i shoqëron?

- Me Salcë Guacamole, Salcë Djathi ose dhe me salca të tjera pikante. Më pëlqen ti përdor salcat mbi çdo gjë, në pëgjithësi e adhuroj ushqimin Meksikan.

Cila është një prej darkave të preferuara që të ka mbetur në mendje? 

- Një mik i yni solli disa proshuta të freskëta shumë të shijshme, i morëm me vete në barkën tonë dhe gatuam pasta, carbonarat tona të zakonshme. Ishte një shije hyjnore.

Ushqimin që do të harrosh nga 2016?

- Kafen “Bulletproof ” (Kafe e bluar me gjalpë, e krijuar nga David Asprey në2009 si nje alternative për të humbur peshë.). Kush dreqin e krijoi? Vetëm kur e kujtoj më duket e tmerrshme. As që nuk e kam provuar sepse me dukej pa sens logjik.

Të pëlqen të gatuash për të tjerët apo të gatuajnë të tjerët për ty?

-Të gatuajnë për mua, por më pëlqejnë të dyja ti miksoj.

Ke ndonjë recetë që e gatuan vërtet mirë?

- Makaronat janë e vetmja gjë që vërtet, vërtet më pëlqen të bëj. Ajo që bej më shpesh është “carbonara”. Në makarona unë shtoj vezë, djath, proshutë gjel deti, dhe pak qepë të kuqe dhe hudhër sotte. Është thjesht pa krem, pa gjalpë, pa vaj pa asgjë tjetër. Ndonjëherë shtoj thjesht pak ujë nga zjerja e makaronave nëse duhet.

Ketchup apo majonezë?

- Majonezë. Pse jo? Kur kam qenë e vogël, një prej gjërave që pëlqeja më tepër ishte një fetë bukë e bardhë me një shtresë të trashë majoneze.

Vakti i preferuar kur ishit femijë?

- Përveç majonezës dhe bukës së bardhë? Bifteku me salcë pikante, mami im e bënte shumë të shijshëm. Dhe gjithmone i hidhte sipër disa ullinj të zinj të prerë në feta.

Vezë sy, omletë apo të rrahura?

- Më duhet ta pranoj se më pëlqejnë vezët e skuqura.

Tacos apo Burritos?- Më tepër pëlqej Tacos. Tacos me mish, fasule dhe salcë guacamole.

Çaj apo Kafe? 

- Kafe. Zakonisht pi vetëm një filxhan në ditë, kaq mjafton. 

Bloody Mary apo Mimosa?

- Padyshim Bloody Mary.

Gjalpë apo vaj ulliri?

- Gjithmonë, gjalpë.

Snacku i preferuar i mesnatës?

- Nuk para ha në mesnatë, por nëse më ndodh, do të zgjidhja një frozen yogurt. Me shije:-Vanilje, çokollatë ose kafe.

Po si topping?- Granola me fruta të thata si lajthi, bajame, ose fistikë.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta