SHENDETI
Kanella më e efektshmee se Ibuprofeni për dhimbjet menstruale

Pse rrezikoni duke përdorur një kurë kundër dhimbjeve me efektet anësore vdekjeprurëse? Alternativat natyrale shpesh janë jo vetëm më të sigurta, por edhe me më pak efektet anësore.

Studimi i ri ka zbuluar se kanella është më efektive në reduktimin e simptomave të periudhave të dhimbshme (primary dysmenorrheal, menstruacionet) sidomos tek moshat e reja. Ky studim u publikua në gazetën ‘Clinical and Diagnostic Research’ me titull “Efekti krahasuese i kanellës dhe Ibuprofenit për trajtimin e ‘primary dysmenorrhea’. Studiuesit iranianë krahasuan efektin e 420 mg kanellë (Cinnamomum zeylanicum), dhe 400 mg ibuprofen, ose një placebo, në tre grupe tek 38 femra. Intensiteti i dhimbjeve dhe kohëzgjatja e tyre janë monitoruar në të gjitha grupet, me rezultate të raportuara si më poshtë:

“Mesatarja e dhimbje dhe kohëzgjatja e dhimbjeve kur përdorej Ibuprofeni dhe kanella ishin më të pakta se në grupin placebo, respektivisht (p <0.001). 4 orë pas ndërhyrjes nuk ka pasur ndryshime të mëdha ndërmjet kanellës dhe grupit placebo (p> 0.05). 8 orë pas ndërhyrjes, dhimbjet në grupin që përdori kanellë ishin dukshëm më ulët se sa në grupin placebo (p <0.001). Në intervale të ndryshme kohore u vu re që dhimbjet në grupin me kanellë ishin dukshëm më pak tek Ibuprofeni dhe grupi placebo (p <0.001). Kanella mund të konsiderohet si një trajtim i sigurt dhe efektiv për dhimbjet e ciklit menstrual. Më shumë studime po kryhen që efikasiteti i kanellës të rezultojë i suksesshëm edhe për uljen e gjakderdhjes menstruale”.

Diskutimi: Pse konsiderohet më e efektshme kanella se ibuprofeni?

Duke marrë parasysh rreziqet e njohura të ibuprofenit, për të cilin janë konstatuar dëme të shumta dhe efekte anësore që shkakton në sistemin kardiovaskular. Roli potencial i kanellës si një alternativë natyrale është shumë premtuese. Ndryshe nga ibuprofeni, kanella nuk është e njohur të ketë efekte kardiotoksike. Përkundrazi, ajo është e njohur që të ketë efekte pozitive në uljen e presionit të gjakut dhe sheqerit në gjak, të dyja këto mund të japin mbrojtjen kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Për sa i përket rolit të saj në trajtimin e dhe pakësimin e gjakderdhjes menstruale, studimet e fundit klinike zbuluan se në fakt kanella zvogëlon ashpërsinë e gjakderdhjes menstruale tek grate, duke e bërë kanellën të përshtatshme si lehtësues i dhimbjeve gjatë periudhës së menstruacioneve.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta