KESHILLA
14 këshilla bukurie nga modelet më të famshme, të dobishme për çdo grua

Ne gjithmonë admirojmë bukurinë dhe sharmin e modeleve që pozojnë në kopertinat e revistave të modës. Megjithatë duhet të kujtojmë se ato janë, si çdo grua tjetër në jetën e përditshme. Këto gra të cilat shëlqejnë gjithmonë, thjesht shpenzojnë më shumë kohë për pamjen e tyre dhe kujdesin ndaj lëkurës. Në kundërshtim me atë ç’farë njerëzit besojnë, modelet shpesh përdorin produkte kozmetikë të lira apo receta e tyre të bukurisë me përbërës të gjithë natyral duke rikthyer shëndetin e lëkurës dhe të flokëve, pas një sërë shfaqjesh apo foto-shooting. Këto 14 këshilla të dobishme nga supermodelet ja vlejnë të provohen, lexoni më poshtë dhe do të befasoheni.


Gigi Hadid

“Nëna ime gjithmonë më thotë të vendos paste dhëmbësh mbi puçra të thata duke e lë gjatë gjithë natës. Unë nuk përdor produkte të shtrenjta për të pastruar fytyrën.

Këshilla ime për femrat, është të konsumojnë ushqime të shëndetshme dhe të kryejnë aktivitet fizik që të qëndrojnë në formë.


Miranda Kerr

Miranda na tregon se larja e trupit është një pjesë integrale e rutinës së saj të përditshme. Për këtë arsye, ajo përdor një furçë të thatë me qime të forta natyrale. Ajo rekomandon të fillojë larja nga këmbët dhe vazhdon deri në gjoks, pastaj pastrohen krahët, duke filluar nga pëllëmba e duarve drejt shpatullave. Ky masazh do ta zbusë lëkurën tuaj, duke e pastruar atë nga qelizat e vdekura, kështu përmirëson qarkullimin e gjakut dhe qarkullimin limfatik, duke parandaluar formimin e celulitit.

Vaji trëndafilit është një nga produktet më të rëndësishme të kujdesit të lëkurës në çantën e një supërmodele. Është i pasur me vitamina dhe antioksidantë, gjithashtu ka veti anti-plakje. Miranda e përdor atë çdo natë para se të shkojë në shtrat. Vaji transformon dhe e ushqen lëkurën, duke i dhënë shkëlqim dhe butësi gjatë natës. Pas shfaqjeve dhe sfilatave, ajo e përdor atë si një pastrues kozmetik. Gjithsesi, lëkura juaj do t’ju jetë mirënjohëse nëse përdorni ç’farëdo lloji vaji tjetër. Thjeshtë ju nevojitet të gjeni vajin i cili i përshtatet lëkurës suaj.


Joan Smalls

Joan i zgjidh të gjitha problemet e saj të flokëve me ndihmën e kësaj maske magjike:
Receta e saj është mjaft e thjeshtë: përzieni 2 të verdha vezë, 1 lugë gjelle vaj ulliri me pure avokado të pjekur. Vendosni përzierjen në rrënjë dhe mbi të gjithë gjatësinë e flokëve tuaj, aplikojeni 2 herë në javë.


Adriana Lima

Si çdo grua tjetër e re, Adriana Lima gjithashtu lufton me problemet e lëkurës dhe puçrat që shfaqen në lëkurën e saj herë pas here.

Megjithatë, ajo ka një mënyrë për të shpëtuar shpejt prej tyre me ndihmën e vajin e pemës së çajit. Ajo aplikon butësisht disa pika vaji të pemës së çajit në zonat me problem me pambuku rreth 2 herë në ditë.


Heidi Klum

Një këshillë nga Heidi për të gjitha ato vajza që duan të tregojnë këmbët e tyre të bukura: përzieni kremin hidratues dhe nxirës në pjesë të barabarta.

Hiqni qelizat e vdekura të lëkurës me ndihmën e një pastruesi (scrub) apo një cope, dhe pastaj vendosni këtë përzierje në këmbët tuaja.

Kremi do të ndihmojë për të mbuluar të metat dhe defektet në këmbët tuaja dhe për të krijuar një kontur më të bukur.


Irina Shayk

Supermodelja ruse, aplikon një krem hidratues dhe freskues mbi flokët e saj, pasi i ka pastruar duke i lënë pak të butë, e mbështjell kokën e saj me letër alumin. Ky vepron si krem mbrojtës për flokët në plazh. Dielli ngroh flokët nën letrën e aluminit, dhe përbërësit aktivë të kremit depërtojnë thellë në strukturën e flokëve. Ylli rus thotë se kjo maskë i bën flokët e saj të butë dhe të shëndetshëm.

Irina vendos vaj kokosit mbi çdo gjë që përdor në kujdesin ndaj vetes. Vaji i kokosit ndriçon fytyrën, dhe është një hidratues i përkryer, gjithashtu mbron kundër infeksioneve.

Çdo mëngjes, supermodelja bën dush të ftohtë, pastron fytyrën e saj me kuba akulli, dhe përdor maskë me kastravec. “E kam mësuar këtë truk nga nëna ime, ajo nuk kishte para për të blerë kremra të shtrenjtë, kështu që ajo përdorte “të dobishmet”.


Gisele Bündchen

Produkti kozmetike i preferuar i Gisele Bundchen është vaji i ullirit i presuar në të ftohtë. Duke e përzierë me kripë himalaje të trashë, përfton një skrub pastrues për trupin, i cili ndihmon për ta bërë lëkurën më të butë dhe me shkëlqim. Përveç kësaj, heq toksinat nga trupi dhe redukton celulitin.


Karolina Kurková

Karolina pastron make-up e saj me vaj kokosi. Vaji i kokosit është një pastrues perfekt i cili mund të heq lehtësisht grimin i cili është i papërshkueshëm nga uji. Vaji i kokosit nuk e thanë lëkurën, dhe ofron kujdes intensiv. Vaji i kokosit është plot aminoacide dhe komponentë anti- inflamator.

Në një nga intervistat e saj, Kurkova zbuloi se ajo ka lëkurë me yndyrë, dhe përdor lëng limoni për butësi të përsosur dhe një lëkurës që shkëlqen. Ajo përgatit një tonifikues për fytyrën duke holluar lëngun e një kokërr limoni me ujë të pastër (1:1).


Naomi Campbell

Një nga modelet më të famshme dhe tërheqëse në botë, Naomi Campbell, dikur ka treguar se një nga përbërësit që mund të gjendet në kuzhinë tuaj i cili mund të përdoret kundër celulitit dhe yndyrës është kafeja. Mos harroni të përdorni skrub me kafe, edhe në qoftë se ju nuk keni “lëkurë portokalli”. Këto skrube kanë një efekt të mrekullueshëm dhe ju ndihmojnë që të keni lëkurë të butë si të bebeve.


Produkte natyrale për lëkurë dhe flokë të bukur gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta