TE REJA
JA DISA ARSYE PSE JU DUHET TË KONSUMONI AMARANTH

Amaranthi është një bimë me origjinë nga Amerika Qendrore dhe Jugore, nga kultivimi i së cilës është e mundur të nxjerrësh kokrra të ngrënshme, të mbyllyra në brendësi të luleve me tonalitet të kuq, nga ku marrin emrin. Amaranthi është përdorur si ushqim bazë bashkëme kinoan dhe misrin nga Inkasit dhe Aztekët. Për shumë kohë kaloi në harresë derisa u rizbulua në vitet 60 në Shtetet e Bashkuara. Nga ai moment kultivohet sot në gjithë botën. Kokrrat janë karakteristike dhe me formë të rrumbullakët. Farat mbillen në pranverë dhe arrijnë maturimin para se të vijë stina e ftohtë.Për të kuptuar maturimin mjafton ti tundesh pak lulet dhe të verifikosh nesë kokrrat do fillojnë të bien vetë.

Përdorimi: Në kuzhinë, amaranthi zihet në ujë nga 10-40 minuta (sipas preferencës) derisa kokrrat të zbuten, duke pasur parasysh që konsistenca e tyre duhet të mbetet gjithsesi pak krokante. Amaranthi nuk ka nevojë të paravihet në ujë, por sygjerohet gjithsesi një shpëlarje me ujë të ftohtë. Mbasi zihet, është mirë të lihet në tenxhere 10 minuta para se të kullohet, në mënyrë që kokrrat të fryhen. Në përgatitjen e suëerave uji i zierjes zëvendesohet me lëng perimesh. Shoqërohet me perime të stinës ose thjesht i kulluar në përgatitjen e pjatave që t ë kujtojnë cous cous-in e që mund të pasurohen me perime, bishtajore, erëza aromantike si majdanozi apo rozmarina. Amaranthi pasi të jetë gatuar dhe kulluar mund të frulohet bashkë me perimet e ziera për të bërë një krem supë të vecantë. Kokrrat e ziera mund të përdoren ashtu si kinoa, si pjesë drithërash mëngjesi ose si përbërës për qofte ose hamburger vegjetale. Amaranthi nuk shoqerohet me ushqime të pasura me proteina si vezë dhe produkte qumështi, sepse përmban një sasi proteinash mjaft të larta. Zakonisht përdoret 1 sasi amaranth dhe 2 sasi ujë për t’u gatuar. Kripa shtohet në fund. Është shumë i shijshëm i servirur me domate, kaperi, ullinj dhe një lugë vaj ulliri ekstra të virgjër. Rri mirë gjithsesi me të gjitha perimet e stinës.

Shumë i pasur me fibra dhe shumë i tretshëm, amaranti është aleat shumë i mirë i stomakut, sistemit tretës, sistemit imunitar. Duke qenë plotësisht pa gluten është shumë i përshtatshëm për personat që janë të ndjeshëm ndaj kësaj substance. I pasur me proteina të cilësisë së lartë kthehet në një aleat të mirë për kë vendos të ndjekë një regjim ushqimor që nuk ka në bazë të tij proteina me origjinë shtazore. Ka një nivel shumë të lartë të lisinës sikurse dhe hekurit, kalciumit, fosforit dhe magnezit. Përmban gjithashtu vitamina të grupit B dhe C. Falë tretshmërisë që paraqet dhe vlerave ushqyese shumë të mira amaranthi përdoret kohët e fundit në regjimet ushqimore të qendërzuara, bazë e trajtimeve kuruese të shumë patologjive ndër të cilat dhe “sëmundjes së shekullit”. Është gjithashtu shume i rekomandueshëm për regjimin ushqimor të fëmijëve të vegjël dhe moshat e treta.

Amaranth gjeni tek dyqanet Neranxi ne paketim 300gr.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta