KESHILLA
Recetë natyrale për flokë të shëndetshëm dhe plot shkëlqim

Vaji i Arganit është një nga vajrat më të mirë dhe të përshtatshëm për kujdesin e flokëve në mënyrë natyrale. Është  një vaj i lehtë i cili i jep shkëlqim flokëve të thatë veçanërisht në stinën e verës, pasi uji i kripur, rëra dhe rrezet e diellit i dëmtojnë 2-fish flokët. Vaji i arganit është i pasur me vitaminë E. Një vaj shumë i dobishme për mbrojtjen e flokëve është edhe vaj jojoba që në fakt nuk është një vaj, por një dyll i lëngshëm me një përbërje të ngjashme me sebumin e njeriut dhe një cilësi të veçantë filmike që mbron dhe izolon flokët. Një tjetër vaj shumë i përshtatshëm për kujdesin e flokëve është vaj i livandos, përveç faktit se është pasur me ushqyes, lufton zbokthin dhe i fal shkëlqim flokëve, ai ka një aromë fantastike, ndaj sot është pjesë e shumë produkteve kozmetike.  Vaji esencial i livandos gjithashtu stimulon qarkullimin e gjakut në  lëkurë.

2 lugë vaj argani

1 lugë vaji jojoba,

1 lugë vaj luledielli,

10 ml vaj esencial livando

Përgatitja: miksoni të  gjithë përbërësit në një shishe spray, dhe tundeni mirë para përdorimit në mënyrë që të përzien së bashku. Aplikojeni direkt mbi flokë ose mbi pëllëmbën e dorës duke e ngrohur vajin. Masazhoni flokët e thata veçanërisht majat e dëmtuara nga lart-poshtë në këtë mënyrë që ta  përhapni njëtrajtësish, krihini me një  krëhër. Ky miks vajrash është i përshtatshëm pas ekspozimit për një kohë të gjatë nën rrezet e diellit ose notit në ujë me kripë. Vaj mund të ruhet në shishe qelqi ose plastike për rret një vit.

Këto vajra i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta