DOSSIER
6 zakonet e të ushqyerit të femrave Japoneze, ja pse janë gjithmonë në formë dhe të bukura

Gratë japoneze janë konsideruar ndër më të bukurat dhe elegante në botë. Në të 30-tat ato duken sikur janë 18, në të 40-tat duken sikur janë 25, dhe gjithashtu jetojnë më gjatë.

Ne kërkuam dhe gjetëm sekretet e dietës japoneze dhe mënyrën e jetesës, sepse kanë provuar të jenë mjaft të dobishme.

 Një dietë e pasur dhe e balancuar

Ështe një keqkuptim që ndodh rëndom, kur thuhet se japonezët konsumojnë vetëm sushi - ushqimi i tyre është, në fakt, i ndryshëm. Ata preferojnë peshk, fruta deti, alga deti, perime, sojë, oriz, fruta, dhe çaj jeshil. Dieta japoneze është e gjithanshme dhe e balancuar, dhe është pothuajse e privuar nga kaloritë dhe ushqimet e pashëndetshme. Freskia dhe përshtatshmëria me sezonin janë të një rëndësie të madhe, ata zakonisht konsumojnë ato produkte që piqen në moment. Peshku sezonal është gjithashtu shumë i preferuar. Moti është një tjetër faktor i rëndësishëm: në dimër, japonezët, tradicionalisht konsumojnë mish, peshk, pije të ngrohta dhe supë, ndërsa në të nxehtin e verës ata preferojnë supa të ftohta, produkte deti, Ramen të ftohtë, dhe sallatë.

Metodat e gatimit

Mënyrat tradecionale të Gatimit Japonez janë: me zierje, pjekje në zgarë, zierje në avull ose skuqje në një tigan të veçantë me sa më pak vaj. Perimet në feta të holla janë një mënyrë e mirë që ato të duken bukur dhe mund të gatuhen më shpejt. Avantazhi i këtyre metodave është që ushqimet të ruajnë sa më shumë vlerat e tyre ushqyese. Lëngu i perimeve është një nga bazat më të njohura, i cila përdoret gjërësisht në shumë gatime. Gratë japoneze janë shumë të kujdesshëm me erëzat, duke u përpjekur shumë për të ruajtur vlerat dhe pamjen e ushqimit, pa ndikuar së tepërmi në stomak, mëlçi dhe veshka. Thelbi, esenca e kuzhinës japoneze është në theksimin e bukurisë natyrale, ngjyrave, dhe shijes.

Kultura e të ushqyerit

Të ushqyerit është gjithashtu një ritual në Japoni. Ata e konsumojnë ushqimin ngadalë, në copa të vogla, dhe porcionet janë të vogla. Ata përpiqen për të mbajtur shijen natyrale dhe pamjen e ushqimit, ndaj rrallë e dekorojnë atë. Gatime të ndryshme në të njëjtën pjatë janë një pamje jo e bukur, ku çdo ushqim duhet të ketë vendin e vet. Gjithashtu pjata nuk duhet të jetë e mbushur plotë deri në buzë. Duhet të bindemi që në këtë mënyrë nuk mund të konsumojmë tepër.

Oriz në vend të bukës

Orizi është një pjesë thelbësore e çdo vakti, është e gatuar veçanërisht pa kripë apo gjalpë. Gjithashtu, mungesa e ushqimeve me miell ndihmon të mbajnë format e tyre perfekte.

Mëngjesi është vakti kryesor i ditës

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës në Japoni. Është vakti i tyre kryesor, që përfshin disa ushqime: normalisht peshk, oriz, omletë, supë Miso, një pjatë soje me zarzavate, alga deti dhe çaj.

Nuk ka të ëmbla për ëmbëlsirë

Ëmbëlsira është një rast i rrallë, dhe zakonisht ka shumë pak. Japonezët kanë pikpamje shumë të ndryshme të ëmbëlsirave që ne bëjmë - nuk kanë kek apo krem gjalpi. Ata madje kanë akullore të përgatitura më orizi (Mochi). Ëmbëlsirat japoneze janë në përgjithësi të ulëta në yndyrë, sheqer dhe ndoshta jo të vërteta për shijet perëndimore. Megjithatë, ata nuk lënë asgjë të tepërt në barkun tuaj.

Tek dyqanet Neranxi do të gjeni shumë produkte japoneze si: Oriz për Sushi, Wasabi, Uthull Orizi, Salcë Soje, Xhinxher Turshi, Salcë Peshku, Vaj dhe Fara Susami, Pastë Miso, Sake, rrënje Bambuje etj.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta