DOSSIER
Fisi “Hunza” jeton deri në 150 vjet

Hunzat nuk e njohin kancerin dhe gratë lindin në moshën 65 vjeçare. Ja si ushqehet fisi më jetëgjatë në botë.

Fisi Hunza është një popullatë e vogël e cila jeton në zonën veriore të Pakistanit. Besohet të jetë populli më i shëndetshëm dhe jetëgjatë në botë; sipas statistikave janë njerëz të lumtur dhe nuk e njohin kancerin. Ato përdorin ujë të ftohtë për tu larë dhe lindin fëmijë edhe në moshën 65 vjeçare.

Kirurgu britanik Dr. Robert McCarrison raportoi në AMA Journal:
“Populli Hunza është rasti tipik i njërëzve që uk e njohin kancerin. Ata kanë një kultivim të bollshëm të kajsive. Ata i thajnë kajsitë në diell dhe i përdorin ato kryesisht si ushqimin e tyre kryesor. Nuk konsumojnë ushqime të importuara, mbjellin dhe e korrin vet ushqimin e tyre. Ata gjithmonë konsumojnë fruta dhe perime të papërpunuara, kajsi të thata, arra, lloje të ndryshme të drithërave të tilla si: hikërror, mel dhe elb, qumësht, vezë, bishtajore dhe rrallë djathë. Nuk konsumojnë asnjëherë ushqime midis vakteve.

Populli Hunza konsumojnë pak ushqim dhe ecin tërë ditën

Sipas traditës, Hunzat nuk konsumojnë asgjë për një periudhë prej 2 deri në 4 muaj. Gjatë kësaj kohe, ata pinë vetëm lëngun e kajsive të thata. Kjo periudhë quhet “Pranvera e Urisë”. Populli Hunza agjëron gjatë periudhës kur frytet nuk janë të pjekura për tu mbledhur. Ekspertët mjekësorë thonë se kjo periudhë e agjërimit dhe dieta e tyre, janë arsyeja pse ata jetojnë kaq gjatë dhe kanë një jetë të shëndetshme. Besohet se sasia e lartë e kajsive dhe farat e tyre janë arsyeja pse nuk vuajnë nga kanceri. Farat e kajsisë përmbajnë vitaminë B-17, e njohur dhe si agjent i fuqishëm anti-kancer.

“Ekspertët mjekësor thonë see sasia e lartë e kajsive janë arsyeja pse nuk vuajnë nga kanceri. periudha e agjërimit dhe dieta e tyre janë arsyeja pse ata jetojnë kaq gjatë dhe kanë një jetë të shëndetshme.”

Është vërtetuar se disa njerëz të fisit Hunza kanë jetuar deri në 150 vjet. Në sajë të mënyrë së jetesës dhe një diete të shëndetshme, kanë një pamje më rinore dhe gratë e tyre mund të lindin edhe në moshën 65 vjeçare. Në një shkrim të botuar në vitin 1984 u tregua ardhja në Londër e Abdul Mbundu. I cili vinte nga fisi Hunza, dhe kur mbërriti në Londër, ka habitur oficerët e sigurisë në aeroportin e Londrës kur ai tregoi letërnjoftimin e tij, pasi tregonte datën e lindjes në vitin 1832. Ekspertët në një konferencë kombëtare mbi kancerin të mbajtur në Paris, në gusht të vitit 1977, raportuan se të dhënat e “Geocancerology” (një shkencë që studion kancerin në rajone të ndryshme të botës) tregoi një mungesë të plotë të kancerit vetëm në Luginën Hunza.

Uji alkalin

Elementi i fundit shumë i rëndësishëm për forcën dhe jetëgjatësinë e këtyre njerëzve ishte ‘përbërja e ujit’. Pas disa studimesh, doli se uji i Hunza-t posedonte pH të lartë (uji alkalin), me fuqi të lartë antioksidante dhe përmbajtje të lartë mineraleve koloidale. Në të vërtetë, eksperimentuesit dhe studiuesit shprehen se agjërimi me ujë alkalin është shumë më i mirë se sa duke agjëruar me ujë rubineti besoj. Acidosis metabolik i shkaktuar nga agjërimi i zgjatur është kompensuar dhe niveli i pH mbetet më i qëndrueshëm. Lidhur me fuqinë, është e shpjeguar tashmë, se i vetmi frut për të rritur pH tek njerëzit dhe për ta mbajtur të qëndrueshëm është molla e kuqe, në agjërim, në vend të kësaj, mund të ju ndihmoj uji alkalin, ujë me argjilë të gjelbër, ose duke bërë larje të brendshme/të jashtme me ujë dhe kripë deti.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta