KESHILLA
10 zëvendësuesit natyralë të kripës së gjellës

Ekzistojnë zëvëndësues natyral të kripës së kuzhinës e përdorur çdo ditë në gatimet tona e cila në tepricë ajo shkakton probleme në organizëm, këto zëvëndësues të japin mundësinë të evitoni konsumin e tepërt të këtij produkti, shpesh here dëmtues si psh. Personat të cilët vuajnë nga tension i lartë, hiperteroidi, dhe ruajtjta hidrike. Për fat të mirë ekzistojnë disa lloje alternativash të vlefshme dhe më të shëndetshme se kripa e zakonshme që përdorim në kuzhinë, por të kuptohemi që nuk bëhet fjalë për dëme nga ana e saj por vetëm nga doza e tepruar që mund të konsumojmë. Të zbulojmë 10 zëvëndësuesit natyrorë të kripës së zakonshme:

1) Miso: për të zëvëndësuar kripën e kuzhinës, është e mundur përdorimi i Misos, ky përbërës është zëvëndësues shumë i mirë i kripës së gjellës, por edhe ky duhet të përdoret në masë, jo të

teprohet.

2) Salcë Soje: është një zëvëndësues, më saktë një alternativë shumë e mirë e kripës së gjellës, këshillohet të përdoret në masën e duhur, do fitoni shije dhe do plotësoni nevojën për kripë.

3) Vajrat: janë aleatë të mirë kur flasim për ushqimin, këto vajra, munden në faktë të jenë efikas dhe zëvëndësues shumë të mirë te kripes.

4) Barërat aromatik & Erëzat: janë një mënyrë e mirë për të zëvëndësuar kripën e zakonshme, janë në fakt një takim i shëndetshëm për organizmin, dhe japin një shije të veçantë dhe aromë natyrale gatimeve.

5) Limoni: lëngu i limonit veç faktit që u jep shije gatimeve, është një alternativë natyrale për shëndetin.

6) Uthull Balsamike: ç’farë mund të themi për uthullën? Edhe uthulla mund të konsiderohet si një marinues ideal dhe zëvëndësues i kripës së gjellës

7)Turmeriku: mes erëzave me vlera për shëndetin, është edhe turmeriku i cili përmbanë shumë vlera ushqyese për shëndetin, dhe për të marinuar me shije pjatat tuaja.

 8) Kripa e zezë Indiane: është një tjetër alternativë klasike e kripës së zakonshme, kjo kripë në fakt nuk shfaq rrezik për personat të cilët vuajnë nga hipertensioni- arterial, dhe njihet për vlerat detoksifikuese.

9) Kripa rozë e Himalajës: është një zëvëndësues i mirë i kripës së zakonshme, këshillohet të merret në doza të caktuara.

10) Farat e susamit: janë një marinues i shkëlqyer i gatimeve aq më tepër të pjekura dhë të shtypura, është i pasur me kripë, dhe janë një zëvëndësues optimal i kripës.

Këto produkte si dhe kripëra të rralla dhe piper me mulli gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta