SHENDETI
Fara e zezë ndihmon në trajtimin e HIV/AIDS në mënyrë natyrale

Ka fjalë që nuk përdoren në mjekësi në ditët e sotme, të tilla si “kurë”. Por një rast studimi, ka bërë dallimin nga rastet e tjera. Një pacient me HIV/AIDS (pozitiv) i trajtuar me ekstrakt të farës së zezë, rezultoi i efektshëm.

 Faras e zezë ka një përdorim të gjerë dhe të shtrirë në kohë, ku daton rreth 2500 vjet më parë, sepse gjurmët e përdorimit të saj janë gjetur në qytetërimet e lashta greke dhe egjiptiane. Sot, vaji i farës së zezë konsiderohet si një ilaç universal dhe i jashtëzakonshëm për mirëqënien. Vaji i farës së zezë ka efekte të mrekullueshme, sidomos ndaj sëmundjeve që burojnë nga dobësia dhe inefiçenca e sistemit imunitar.

Nga mjekësia moderne pretendohet se kjo lloj dare ka veti kuruese edhe për sëmundje të tilla si AIDS apo sëmundjet tumorale.
Studimet kanë vërtetuar se ndikimi dhe efikasiteti i vajit të farës së zezë në stimulimin e sistemit imunitar dhe trajtimin e shumë sëmundjeve shtohen kur merret i kombinuar me vajra të tjerë, si vaj rigoni apo vaj lini.

Efekte shumë të mira si suplement ushqimor me rezultate të shkëlqyera, veçanërisht në periudhën e rritjes, arrihen me kombinimin e tij me mjaltin. Me gjithë këto veti të mira kuruese që përmban fara e zezë, është e vështirë të qëndrojë jashtë vëmendjes. Vitet e fundit në Europë dhe SHBA vërehet të ketë kërkesë të lartë për këtë farë. Në farmacitë gjermane fara e zezë tashmë është e pranishme në formën e saj origjinale si farë, vaj, ose tabletë. Nigella Sativa, e njohur gjithashtu si “fara e zezë”, është studiuar për një spektër të gjërë përfitimesh shëndetësore. Efektet e saj nuk janë studiuar vetëm sot, por kohët e fundit është zbuluar efekti i saj si një agjent kurues kundër infeksioneve virale potencialisht vdekjeprurëse, duke përfshirë Hepatitin C dhe tashmë edhe HIV-in.

Një rast studimor i publikuar në gusht të vitit të kaluar, në “Gazetën Studimore të Mjekësisë Alternative” në Afrikë, përshkruante një pacient me HIV i cili pas kryerjes së trajtimit me farën e zezë, pati efekte pozitive deri në shërim të plotë, pa përdorimin e viruseve apo antitrupave kundër HIV të injektuar në serumin e gjakut, si gjatë dhe pas terapisë. Nigella sativa ka shumë funksione terapeutike që mund të përdoren në mjekësinë alernative. Një problem i yni, që mund të quhet “dështim” dihet se është lufta kundër kancerit, ku viktima (pacientit) dhe “kanceri” fajësohet për dështimin e vazhdueshëm të sëmundjes si efekt i kimioterapisë, rrezatimiy dhe kirurgjisë. Kjo është një arsye më shumë pse një ushqim i lashtë shërues siç është fara e zezë , është në përgjithësi më i sigurtë, më i përballueshëm dhe i arritshëm, i cili mund të kuroje HIV.

Shërim çudibërës

Në fillim të studimit, pacienti paraqitet me shenjat klasike të infeksionit simptomatik HIV, me një histori të etheve kronike, diarre, humbje peshe dhe dëmtime të shumta pruritike me një kohëzgjatje 3 mujore. Ekzaminimi identifikoi humbje në peshë. Testet laboratorike të konfirmuara tregojnë ‘Sero-pozitivitet “ të infektuar me HIV me një” para-trajtim viral (HIV- RNA) dhe numri i qelizave CD4 në 27.000 kopje/ ml dhe CD4 në 250 qeliza/mm3 respektivisht. Qelizat CD4 janë thelbësore për përgjigjen adaptive imunitare në trup, kundër një game të gjerë infeksionesh, që është edhe objektivi kryesor i infeksionit HIV. Sasia dhe gjëndja e qelizave CD4, përfaqëson shenjën e parë treguese për shkallën e rëndë të infeksionit HIV dhe prognozës së pacientit. Pacienti u trajtua me 10 mls farë të zezë, dy herë në ditë për 6 muaj, duke dhene rezultat pozitiv të dukshëm të simptomave, si dhe ulje të konsiderueshme të ngarkesës virale. 

“Ethet, diarrea dhe dëmtimet e shumta pruritike u zhdukën, duke filluar që nga dita e 5-të, 7-të dhe 20-të me terapinë Nigella Sativa. Numri i CD4 u ul në 160 qeliza/mm3, dhe u reduktua ndjeshëm edhe ngarkesa virale (?1000 kopje/ml) në ditën e 30-të të trajtimit me farën e zezë. Deri në ditën e 187-të me terapinë me farën e zezë, analiza e gjakut tregoi se u pastrua krejtësisht nga shenjat e infeksionit, duke kaluar në statusin e ashtu-quajtur “sero-negativ”. Në post-terapin me Nigella Sativa numri i CD4 rritet nga baza në normalizim me 650 qeliza/mm3 dhe me një ngarkesë virale të dallueshme (HIV-ARN). Testet e mëvonshme edhe pas 24 muajsh pa terapi bimore, treguan se gjendja e pacientit me HIV mbeti normale, pa asnjë shenjë të infeksionit ose rënie të sistemit imunitar. “Ky raport pasqyron faktin se ka agjentë të mundshme terapeutike në Nigella Sativa që mund të kontrollojë efektivisht infeksionit me HIV.”


Farë të zezë dhe vaj nga fara e zezë në paketim 100 ml gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta