VIP-at NE TAVOLINE
Ç’farë bën Jennifer Aniston që nga 48 vjeç duket si 28 vjeçare?

 Ajo ka një zgjidhje të zgjuar për dëshirat e saj në vaktet e lehta

Para katër muajsh, Jennifer Aniston festoi ditëlindjen e saj të 48-të në Meksikë duke shfaqur një trup të bukur që dukej sikur i takon dikujt me gjysmën e moshës së saj. Pas këtij trupi me forma perfekte me siguri qëndron një sekret.


Vaktet kalorike i shndërron në vakte të shëndetshme

Aniston pranon se makaronat janë kënaqësi e saj mëkatare. Por kur Aniston konsumon këtë mëkat e shndërron atë në një mëkat të shëndetshëm, për shëmbull lasanja vegane. “Merrni një kungull të njomë dhe patëllxhan që zëvendësojnë pjesën e brumit për petër, shtoni shtresa me djathra të ndryshëm dhe vendoseni në furrë”. Kur Aniston shijon pjatat e papërmbajtshme të Justin Theroux, bashkëshortit të saj, si Carbonara, vjen me një këshillë, “Zëvendësoni proshutën e zakonshme me proshute gjel deti” ka më pak kalori.


Mëngjeset e saj janë të pasuara me lëndë ushqyese

Mëngjeset e saj të pëlqyera janë tre, siç tregon në revistë ‘Bon Appetit’, dhe mbi të gjitha janë shumë të shëndetshme, ndonjëher i nis mëngjeset e saj me smoothie ose ujë të vakët me lëng limoni. Ajo pëlqen smoothie me banane, qershi, superushqime, bajame, kakao dhe qumësht bajamesh, në disa ditë ajo pëlqen të konsumojë vezë të skuqura lehtë me avokado pak të pjekur me vaj kokosi si shoqëruese. Opsioni i tretë është më interesanti: tërshërë me të bardhë veze të rrahur në fund për një furnizim me proteina.


Mban një dietë të ekuilibruar gjatë gjithë vitit

“Unë nuk i lë zakonet e të ushqyerit të më dalin jashtë kontrollit”- u shpreh Aniston për “Yahoo Food”. Nëse shumica prej nesh tërhiqen nga pushimet dhe tundohen me të gjitha llojet e ushqimit, Aniston zgjedh të mos manipulohet dhe tregohet e vëmendshme edhe atehërë. Ajo na e bën të duket më e lehtë, duke u shprehur: ‘Konsumoni sa më shumë fruta dhe perime organike, mbani sasinë e sheqerit në minimum, pini sa më shumë ujë, dhe bëni gjumë të rehatshëm.


Ajo bën shume ushtrime fizike

Të gjithë e dimë se Aniston është një fanatike e “Yogi”, (praktikuese e rregulltë e Yogas, ajo është një tifoze e trajnimit rreth - 15 minuta i dedikohet ushtrimeve të kofshëve, 15 minuta në bicikletë, 15 minuta pedalim, 15 minuta vrap, e ndjekur nga pjesë të tjera ushtrimesh.


Jennifer praktikon atë që ajo predikon

Ndërsa disa celebritete promovojnë disa produkte qesharake me fatura të larta, Aniston promovon vetëm ato produkte në të cilat vërtet beson dhe i vë në praktikë.


Vaktet e saj janë gjithçka

“Justin dhe unë, të dy duam të gatuajmë në kuzhinë”, Aniston zbuloi për “Yahoo Food” se ndërsa ajo e quan drekën e saj thelbësore - sallatë dhe proteina - kombinimi i saj i përsosur nuk është vetëm marule dhe mish pule, ajo pëlqen sallatën me bazë gruri, bullguri, djathë feta, qepë të kuqe, majdanoz, mente, fistik dhe qiqra.


Produktet në frigoriferin e saj janë super të shëndetshme

Produktet në frigoriferin e saj janë super të shëndetshme dhe janë gati për tu konsumuar. “Unë gjithmonë kam perime të papërpunuara të prera në një tas kuzhine të mbyllur hermetik”, ajo gjithashtu preferon vezë të ziera shumë dhe fileto pule në zgarë. Ajo preferon rrushin e kuq - si një snack mes vakteve.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta