DOSSIER
Dieta kundër oreksit

Ju prezantojmë dietën e cila bazohet mbi ushqime veçanërisht të shijshme si: drithërat, bishtajoret, suprat, produktet e sojës dhe frutat e thata. Shumë të shijshme dhe të shëndetshme të cilat falin ndjenjën e ngopjes dhe ju dhurojnë energjitë e nevojshme dhe vlerat ushqyese që trupi ka nevojë.


E hënë
Mëngjesi: 150g kos soje me 30g tërshërë të imët, fara lini, boronicë, dhe goji berry dhe mjedër.
Dreka: Tortë e kripur e përgatitur me miell hikrre, kungull të verdhë, rrepa, hudhër pluhur dhe spec djegës chili.
Darka: Krem perime, pa patate. Omletë me një kokërr vezë, rozmarinë dhe brokoli, shoqëruar me sallatë jeshile e përgatitur me panxhar turshi dhe miser të ëmbël, e marinuar me aceto balsamiko Balmi dhe vaj ulliri ekstra të virgjër. 40g bukë integrale dhe një filxhan çaji kamomili para gjumit.


E martë
Mëngjesi: 100 ml qumësht bajame, 30g bukë inegrale me 2 lugë marmalatë frutash.
Dreka: Supë me 50g noodles dhe 100g qiqra, 30g djathë parmigiano dhe rozmarinë. Sallatë mikse.
Darka: Tofu i pjekur me brokoli dhe xhinxher, 40g bukë integrale.


E mërkurë
Mëngjesi: 100 ml kos soje me 30 g muesli me fruta.
Dreka: Një supë me perime të përziera. Një vezë e zier poache, shoqëruar me karrota të vogla, selino dhe rrepa. 80g bukë integrale.
Darka: Një hamburger me miell integral e mbushur me fileto pule të pjekura në zgarë e marinuar me erëza dhe perime të zgarës.
Sallatë dimërore me lulelakër dhe 40g bukë integrale.


E enjte
Mengjesi: 100g kos soje me 20g tërshërë të imët dhe një banane.
Dreka: 80g grurë i butë me kërpudha porcini, pene me 30 g djathë parmigiano dhe kopër. Sallatë mikse.
Darka: 80g tofu i pjekur i marinuar me uthull balsamike, Selino dhe rrepë e pjekur, 40g bukë inegrale.


E premte
Mengjesi: 100 ml qumësht bajame Valsoia, 30g bukë integrale me marmalatë frutash, 3 kajsi të thata.
Dreka: Polenta me lakër dhe patate të ëmbla. Karrota të vogla të ziera në avull të marinuara me vaj ulliri dhe uthull balsamike dhe kopër.
Darka: Krem qiqrash me pak spec djegës, shoqëruar me grisini integrale me fara. Miks perimesh të pjekura në zgarë me 30g bukë integrale.


E shtunë
Mëngjesi: 100 ml kos soje, 30g tërshër e imët, 1 lugë çaji mjaltë
Dreka: Tavë me fasule pllaqi, patate dhe brokoli 80 g bukë integrale Darka: Krem e perimesh, pa patate. Carpaccio me panxhar, djathe dhe fistik. 40 g bukë integrale.


E dielë
Mëngjesi: Një filxhan me 50 g ricotta me 2 kokrra arre dhe 1 lugë gjelle mjaltë, 30g bukë integrale.
Dreka: Rizoto me kërpudha, selino dhe djathë Taleggio.
Spinaq i zier në avull i marinuar me vaj ulliri ekstra të virgjër, kripë Himalaje dhe hudhër.
Darka: 80g tofu i pjekur në zgarë shoqëruar me kërpudha porcini, vaj ulliri dhe majdanoz. Sallatë me finok dhe 40g bukë integrale.


Tek dyqanet Neranxi do të gjeni të gjithë produktet e kësaj diete.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta