KESHILLA
Lëvorja Psyllium, ja përfitimet që marrim prej saj

Lëvorja Psyllium është një ilaç natyral i përdorur gjerësisht. Ajo përbëhet nga shtresa dhe pjesë të vogla të farës së bimës Plantago Ovate, që është bimë amëtare në Indi, Iran dhe Pakistan, por sot është bërë komerciale dhe është e disponushme në të gjithë botën. Lëvorja Psyllium konsumohet zakonisht në formë të thatë ose pluhur. Kjo lëvore është një burim i madh i fibrave të tretshme, të cilat janë të dobishme në trajtimin e problemeve të ndryshme, ajo ndihmon tretjen e ushqimit, pastrimin e zorrës së trashë, dhe ruajtjen e mirëqenies së përgjithëshme. Lëvorja Psyllium është e njohur kryesisht për efektet e saj pastruese depurative. Lëvorja Psyllium është gjithashtu një nga produktet më të efektshme për humbjen në peshë.

Përfitimet nga Lëvorja Psyllium:

Janë të shumta përfitimet që vijnë nga përdorimi i lëvores psyllium. Disa prej tyre janë të shënuara më poshtë.

- Ndihmon në uljen e kolesterolit të keq

- Është e mirë në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak

- Ndihmon në trajtimin e Diabetit

- Është i mirë në normalizimin e presionit të gjakut

- Ul nivelet e lipideve

- Forcon zemrën

- Ndihmon në humbjen në peshë

- Parandalon dhe ndihmon kundër obezitetit

- Kundër kapsllëkut

- Trajton sindromen e acarimit të zorrëve dhe probleme të tjera të sistemit të tretjes

Është një pastruese e mirë e organizmit Ndalon fryrjet abdominale
Pastron zorrën e trashë
Trajton uretritin dhe hemorroidet Vepron si lubrifikant

Përthith toksinat
Trajton dhimbje të fytit dhe plagët në gojë Heq diarrenë
Trajton probleme të veshkave
Trajton kancerin e zorrës së trashë Lehtëson kollën


Përdorimet medicinale të lëvorës psyllium, janë sigurisht të dobishme për njerëz të të gjitha moshave. Ajo mund të veprojë si laksativ, i cili stimulon dhe lehtëson funksionin e zorrëve. Ajo gjithashtu ndihmon tretjen e ushqimit dhe lehtëson probleme të ndryshme të tilla si: kapsllëku, dhimbjet e stomakut dhe sindromën e acarimit të zorrëve.

Lëvorja Psyllium përmirëson shëndetin e përgjithshëm të tretjes. Ajo mund të trajtojë hemorroidet dhe lehtëson dhimbjen që është shkaktuar nga kjo gjendje. Çarjet në lëkurë në afërsi të anusit mund të trajtohen duke përdorur lëvore psyllium.

Ajo gjithashtu mund të ndihmojë në humbjen e peshës. Lëvorja Psyllium ka veti të shkëlqyera për të reduktuar oreksin, në sajë të fibrave që ajo përmban, krijon ndjenjën e ngopjes duke reduktuar marrjen e ushqimit me tepri.

Dhe së fundi, ajo është e dobishme në normalizimin e tensionit të gjakut. Ajo gjithashtu ndihmon për të mbajtur enët e gjakut në gjendje të mirë, sepse ul nivelet e LDL (kolesterolin e keq). Ajo ndihmon në parandalimin e fillimit të sëmundjeve të zemrës me anë të forcimit të zemrës dhe rregullon sasinë e lipideve në trup. Veç kësaj, ajo është e aftë për normalizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe mund të përdoret për menaxhimin e diabetit të tipit 1 dhe 2.

Ky ilaç natyral është ideal për ata që janë në kërkim të mbajtjes nën kontroll të sëmundjeve të zemrës, si dhe të humbasin peshë apo të ruajnë peshën ideale.

Lëvoren Psyllium e gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta