SHENDETI
Kumbullat, eliksiri i rinisë

Kumbullat  kanë vlera shumë të dobishme dhe një shije të këndshme, kjo i bën të jenë të përkryera për të bërë ëmbëlsira të shijshme, një nga vlerat e tyre është fakti se përmbajnë  sheqerna natyrale.

Kumbullat janë në mesin e frutave të pasura me antioksidantë që mund të luftojnë plakjen qelizore, dhe kanë një sasi të konsiderueshme të mineraleve, duke përfshirë kaliumin dhe hekurin, së bashku me vitaminën C, forcojnë flokët e dobët dhe të dëmtuar. Por  ka edhe më shumë,  këto fruta të ëmbla janë të pasura me substanca të dashura për sistemin  kardiovaskular dhe  veprojnë shkëlqyeshëm si  anti-inflamatorë. Përmbajtja e anthocianeve, përgjegjse e pigmentit që i jep ngjyrën e purpurt është e  lidhur edhe me sasinë e madhe të kaliumit të pranishëm në fruta, ku ndihmojnë në rregullimin e presionit të gjakut. Gjithashtu përmbajtja e  lartë me fibra  mban nën kontroll jo vetëm nivelin e sheqerit në gjak, por edhe një tretje të mire dhe zorrë të shëndetshme.

Recetë:

"Pudding me kumbulla, oriz integral dhe lajthi"

50g miell orizi integral

4 kokrra kumbulla të kuqe

50g gjalpë

30g lajthi

1 lugë çaji kanellë pluhur

1 lugë çaji liker Nocino

3 lugë gjelle elb të shtypur

50g sheqer kaf Demerara

1 kokërr vezë

1 lugë kafeje ekstrakt vanilje pluhur

1 lugë kafeje baking powder

Pak kripë

Kumbulla të thata për dekoracion

Përgatitja: piqni lajthitë në furrë në 150 °C për rreth 10 minuta, përzieni herë pas here që piqen në mënyrë uniform. Lërini të ftohen, hiqini lëkurën dhe pritini në copa.

Largojuni kumbullave bërthamën, pritini në mes dhe hapini duke i vendosur në fund të një ene qeramike 20 cm diameter. Spërkateni me kanellë dhe sheqer kaf.

Përgatisni kremin, punoni gjalpin, lëreni të zbutet në temperaturë ambienti, përzjeheni me sheqerin deri sa të krijohet një krem i verdhë i celët dhe i fryrë, pastaj shtoni vezën, pak kripë, likerin nëse dëshironi, vaniljen, miellin me pluhurin pjekës.

Përhapeni me një spatula masën mbi kumbullat në mënyrë uniformë, mbulojeni siperfaqen me elb të shtypur, lajthi dhe kumbulla të thata, piqeni në 180°C për rreth 20 minuta ose deri sa sipërfaqja e pudingut të marri një ngjyrë të kuqerremtë.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta