SHENDETI
Tensioni i ulët i gjakut i shkaktuar nga i nxehti: kurat natyrore për ta stabilizuar

Nxehtë,  zagushi, lagështi, i nxehti afrikan, temperaturat në rritje të shpejtë, dhe për t'i bërë gjërat edhe më keq, tensioni i ulët i gjakut, rezultati ndjesia e lodhjes  dhe dobësisë në rritje. Nëse i nxehti tenton të ulë rrezikshëm  tensionin e gjakut, duke shkaktuar një shumëllojshmëri të simptomave dhe çrregullimeve të vështira për tu përballuar, ne i jemi drejtuar natyrës për të gjetur zgjidhjen e këtij problemi pa shkuar tek ilaçet në farmaci.

Hipotension, i cila ndodh kur presioni i gjakut qëndron  në nivelet më të ulëta se normale, mund të jetë i pakëndshëm, si dukuri e shpeshtë që shoqërohet nga i  nxehti, në  ditët e verës. Rënia e  presionit, shoqërohet  nga dobësi, rraskapitje, djersitje, lodhje dhe marramendje, është një lloj i reagimit ndaj rritjes së temperaturës së trupit. Trupi i njeriut, eshte krijuar ne menyre te tille qe disa procese fiziologjike ti rregulloje ne menyre eficente duke  mbrojtur veten nga rreziqet AFA, zbaton disa "truke", në shpërndarjen e nxehtësisë së tepërt, njëra prej tyre është edhe djersitja.

Ndër kurat natyrore të menjëhershme "të bëra vetë" janë, sigurisht, likuirizia, për ta mbajtur gjithmone me vete në  këto temperatura, veçanërisht nga  njerëzit  që vuajnë nga hipotensioni, dhe gjithashtu kripa sidomos ajo e ashpër, të cilën mund ta shkrin nën gjuhë, kështu do të rriten shpejt vlerat e presionit të gjakut.

Disa aleatë të tjerë të shkëlqyer që na vijnë nga mjekësia bimore, janë edhe sherebela, e përsosura për të "frenuar" problemin dhe  djersitjen e tepërt, xhenxhefili  dhe rozmarina,  një filxhan çaj i këtyre bimëve është zgjedhja e duhur për të filluar dhe për të përfunduar ditën më të zjarrtë të verës që ka gjasa dhe shkakton probleme me  presionin e gjakut.

Perfekt për t'iu kundërvënë rraskapitjes dhe lodhjes, edhe tormentilla e quajtur ndryshe dhe si “pesëfletshi” per shkakt te pese petaleve qe permban lulja: zierja  e barishtes, i përgatitur me ekstrakt të thatë dhe ujë, ka një fuqi të dobishme qetësuese dhe gjallëruese.

Për të rritur presionin dhe energjinë në një nivel optimal, mund të jetë e dobishme të merrni ushqime te pasura me fosfor dhe hekur, ilaçi i vërtetë kundër lodhjes, dobësisë dhe marramendjes.

Këshilla të përgjithshme:

Për të shmangur uljen e tensionit dhe bezdisjet  tipike të të nxehtit, nje prej këshillave tradicionale ështe pirja e shumë lëngjeve  gjatë gjithë ditës, të paktën dy litra ujë çdo ditë, shmangni aktivitetet  sportive gjatë orëve të nxehta, kur dielli dhe rrezet e tij bëjnë klimën  vërtetë të  padurueshme, hani  vakte të lehta dhe ushqime lehtësisht të tretshme, duke preferuar fruta dhe perime te freskëta me nivele të ulëta  kalorie.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta