SHENDETI
Studimi i shkencëtarëve: Farat e kungullit luftojnë qelizat kancerogjene

Shkencëtarëve spanjollë ka zbuluar se farat e kungullit përmbajnë komponentë, të cilët luftojnë me sukses qelizat e kancerit. Një studim tjetër i shkencëtarëve gjermanë ka arritur në përfundimin se konsumimi çdo ditë i farave të kungullit ul me 23% rrezikun ndaj kancerit të gjirit.

Shëndeti i prostatës

Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës së rritur. Vaji përmban fitokemikalie dhe antioksidues, të cilat reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në organizëm dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

Humbje të peshës

Janë burim i pasur me fibra dhe proteina, materie të cilat janë të rëndësishme për humbje të peshës. Vetëm 30 gramë fara të kungullit përmbajnë rreth 5 gramë proteina, gjë që do t’ju mbajë të ngopur për një kohë më të gjatë. Megjithatë, duhet t’i konsumoni me kujdes, sepse një filxhan me fara përmban rreth 285 kalori.

Reduktojnë kolesterolin

Studimet kanë zbuluar se farat e kungullit mund ta reduktojnë nivelin e kolesterolit të keq për 13 për qind, ndërsa nivelin e kolesterolit të përgjithshëm për 10 për qind.

Gjithashtu e reduktojnë rrezikun nga krijimi i droçkave të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në zemër dhe në tru.

Mbrojnë nga diabeti

Farat e kungullit janë të pasura me acide të pangopura yndyrore Shkencëtarët kanë konstatuar se janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rritjes së ndjeshmërisë së organizmit ndaj insulinës. Ekspertë të shumtë diabetikëve u rekomandojnë fara të kungullit si ushqim për konsumim të përditshëm.

Përfitimet shëndetësore që vijnë nga konsumimi i farave të kungullit:

Ulja e nivelit të kolesterolit në gjak,

Ulja e glukozës në gjak,

Parandalim dhe trajtim i diabetit,

Rënie në peshë,

Lehtëson simptomat e stresit

Redukton dhimbjet nga artriti.

Fara Kungulli gjeni tek dyqanet e rrjetit Neranxi, të që ruara dhe me lëvozhgë.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta