KURIOZITETE
Pothuajse 30% e njerëzve në botë janë obezë


Ky artikull fillimisht është botuar nga faqja Time.com

Epidemia globale e obezitetit vazhdon, dhe raportet e reja tregojnë që rreth 2 bilionë njerëz në mbarëboten janë obezë ose mbipeshë. I bie të jetë rreth 30 % e popullsisë së botës.

Studimet e reja,  të publikuara në Gazetën e mjekësisë “New England“, tregojnë që rreth 1/3 e popullsisë së botës , përfshirë dhe adoleshentët e femijët, gëzojnë një peshë të shëndetshme. Rreth 10% e njerëzve në botë janë obezë , sipas studimeve të kryera.  Studimet gjithashtu kanë treguar se obeziteti dhe mbipesha përbëjnë një rrezik të lartë për shëndetin duke sjellë sëmundje si: 2 tipet e diabetit , sëmundjet kardiovaskulare, depresion , vështirësi në frymëmarrje,tipe të ndryshme kanceri si dhe disa lloje të tjera sëmundjesh.

Autorët e studimit, shqyrtuan të dhënat e njerëzve në 195 vende dhe territore të ndryshme nga viti 1980 deri në vitin 2015. Ata panë se në vitin 2015, kishte 107 milionë fëmijë dhe 603 milion të rritur të prekur nga obeziteti. Duke patur një indeks të lartë të masës trupore , llogaritën rreth  4 milionë vdekje në vitin 2015, dhe më shumë se dy të tretat e këtyre vdekjeve ishin shkaktuar nga sëmundjet e zemrës.

Që nga viti 1980 , ka rezultuar që obeziteti në 70 vende është dyfishuar , gjithashtu që obeziteti tek femijët në shumë vende është shumëfishuar në ritme më të shpejta, krahasuar me adoleshentët.

Siç raportoi kohët e fundit revista TIME, janë disa faktorë që kanë kontribuar në rritjen  e epidemisë së obezitetit, duke përfshirë marrjen në sasi të lartë të ushqimit të shpejtë, porcionet e mëdha të ushqimit dhe ushqimi i përpunuar. Shkenca sugjeron në mënyrë emergjente të eliminohen ushqimet e përpunuara me shtesa kimikatesh dhe të konsumohet sa më tepër ushqim i freskët i gatuar në shtëpi me përbërës natyralë në mënyrë që të rritet jetëgjatësia dhe eliminohen sëmundjet vdekjeprurëse.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta