DOSSIER
Në vetëm 5 javë ju arrini përmasat e një trupi ideal: Cfarë duhet të hani?


Dieta jonë me 1350 kalori në dite ju bëqë të mos ndiheni tëuritur gjatë ditës. Gjithashtu ju mund të merrni 25 gram fibra nëditë. Mjafton të konsumoni vetëm mëngjesin, drekën, darkën dhe një snack çdo ditë. Bashkojuni dietës sonë dhe ky plan 5-javor do t’ju ndihmojë të humbisni 7 kg.

Sekreti më i mirë i trupit: Ndaloni ndjenjën e urisë

"Studiuesit në mbarë botën thonë se ajo që ndihmon me të vërtetë në humbjen e peshënuk është vetëm pakësimi i kalorivetë marra gjatë ditës, por edhe ndalimi i ndjenjës së urisë mezgjedhjen e ushqimit të duhur", thotë Frances Largeman-Roth, RD.

Në fakt, gratë që ndjekin një dietë me sasi të ulët yndyre, të cilat u lejuan të konsumonin të gjitha frutat dhe perimet që dëshironin, humbën 23% më shumë peshë ,sesa gratë qe ndjekin një dietë vetëme sasi të ulët yndyre pa konsumuar atë c’ka deshironin, raporton një studim i ri i bërë në Mbretërinë e Bashkuar.

Mëngjesi: (zgjidhni njërën prej recetave me nga 400 kalori për secilën ditë)

Lean Green Smothie: Në nje blender kombinoni së bashku 1 e ½ filxhan qumësht me 1% yndyrë , 1 banane të ngrirë tëcopëtuar , 1 filxhan gjethe spinaqi të grira , 2 lugë gjelle tërshërë, 1 lugë gjelle fara lini dhe një lugë caj mjaltë. Miksojini sëbashku në formën e një smoothie.

Sanduic me veze BLT: Në një tigan të lyer me spraj për gatim, gatuani 1 vezë të plotë dhe 2 feta proshutë gjeldeti. Vendosni gjithashtu dy gjethe sallatë dhe dy feta domate. Shoqërojeni me një portokall.

Salmon i tymosur me bukë thekre dhe mollëLyeni dy feta bukë thekre me djath të shkrirë me përqindje shumë të ulët yndyre. Vendosni sipër një fetë salmoni të tymosur (28 g) , dhe dy lugë gjelle bishta qepe të njoma të grira . Shoqërojeni me njëmollë.

Spinaq me djathë Parmixhan dhe patate: Në një tigan të lyer me 2 lugë caji vaj ulliri , shtojmë 2 filxhanë gjethe spinaqi tëgrirë dhe 1 filxhan me patate të prera imët dhe i kaurdisim derisa të marrin ngjyrë të artë. Rrihni së bashku 1 vezë të plotë dhe 2 tëbardha veze dhe më pas shtojeni në tigan.Përzieni sëbashku 2 lugë djathë të grirë Parmixhano dhe një sasi piperi të zi dhe shtojeni sipër masës së përgatitur. Shoqërojeni me gjysmëfilxhani rrush.

Tost lyer me marmalatë dhe arra: Miksoni së bashku 1/2 filxhan djathë me 2%  yndyrë, 2 lugë çaji marmalatë portokalli, 3 lugë arra të copëtuara, dhe pak kanellë. Lyeni dy feta bukë me përzierjen e përgatitur.

 

Dreka dhe Darka: (zgjidh 2 prej recetave me nga 400 kalori për secilën ditë)

Supë me bukë thekre:Ngrohni në një tigan një supë tëkonservuar , me kungull ose me thjerreza . Lagim bukën e thekrës me Condimento Bianco dhe i shtojmë në supë.

Sushi me salmon të tymosur:Mbeshtillni me 3 fletë nori (alga deti) ,secilën prej tyre me një përzerje prej 3 lugësh oriz të gatuar kaf, 2 lugë kastravec i prerë imët, 2 lugë karrota të prerëimët, 1 lugë gjelle avokado dhe salmon të tymosur (14 g)Shërbeje me salcë soje me sasi të ulët natriumi .

Sallatë me pule: Hidhni në një pjatë 2 filxhanë sallatë jeshile , gjysmë filxhani me karrota te grira imët , ¼ tul avokado e prerë , 1 fetë veze e zier mirë , 52  g gjoks pule i gatuar pa lëkurë dhe 2 lugë gjelle uthull balsamike.

Pjatë me Salmon:Përzieni 113 g salmon të konservuar me 3 lugë selino të grirë, 1 lugë gjelle lëng limoni, 1 lugë gjelle bishta qepe të njomë të grira imët, 1 lugë çaji vaj ulliri dhe 1/4 lugë çaji me kopër të thatë dhe piper të zi. Shërbejeni me 10 fleta crakers me drithëra ,ku secilës fletë i shtojmë nga një fije të prerë hollëkastraveci dhe speci të kuq.

Sanduic tajlandez me djathë Tofu: Në një tigan të lyer me spraj për gatim, piqni copë Tofu (113 g,deri sa të marrëngjyrë të artë (rreth 4 minuta në secilën anë) dhe lyejeni me 1/2 lugë çaji Sriracha (salcë tajlandeze me spec djegës e hudhër). Vendosni Tofu-të e gatuar , 1/4 feta tul nga 1 avocado , 1/4 filxhani me kastravec të prerë në feta, 1/4 filxhani me karrotë tëprerë në feta, dhe selino të freskët. Shërbehet në formë sanduiçi.

Biftek i shoqëruar me patate të pjekura në shtëpi: Ngroheni furrën në 400 °. Prisni në feta 1 patate të vogël dhe marinojeni me 1 lugë çaji vaj ulliri dhe 1 lugë çaji me spec djegës pluhur dhe vendosini për t’u pjekur në fletën e pjekjes, deri sa të marrin ngjyrë të artë (lërini të piqen përreth 30 minuta).Piqni njëbiftek (85 g) dhe priteni në rripa të hollë. Shtojini sipër gjysmëfilxhani spec të kuq të prerë në feta dhe marinojeni me një lugëuthull balsamike.

Takos me patate të ëmbla dhe fasule të zeza: Pritni 1 patate tëvogël në kube prej 1.2 cm. Në një tigan të lyer me 1 lugë çaji vaj ulliri, hidhni 1 kub lëng perimesh, 1 thelb hudhër të grirë, dhe 1/4 lugë çaji kumin dhe gatujeni për 15 minuta. Shto 1/2 filxhanifasule të konservuara të zeza, të shpëlara dhe të thara dhe gatuajeni pë5 minuta të tjera. Mbushni 3 tortila të ngrohura mëparë me përzierjen e përgatitur.

Pulë me patate greke: Ngroheni furrën në 400°. Lyeni një fletëpjekje me spraj për gatim dhe vendosni një gjoks pule prej 85 g për t’a pjekur për 30 minuta. Prisni në kube një patate të vogël , hidhini 2 filxhanë brokoli , 2 lugë caji vaj ulliri dhe kripë e piper për t’i dhënë shije.Piqini për 30 minuta. Miksojini perimet me 2 lugë gjelle djath të grirë dhe 1 lugë gjelle verë të kuqe. Shërbejeni sëbashku me pulën.

Njoki me sallatë rukola dhe arra: Gatuani 3/4 filxhani me njoki patatesh në ujë të vluar për 3-4 minuta, dhe lërini tëthahen. Hidhni më pas 2 lugë çaji vaj ulliri, 1 lugë gjelle uthull të kuqe, 2 filxhanë rukola të freskëta dhe 3 lugë arra të copëtuara(mund të shtoni dhe një sasi të vogël me kripë dhe piper për shije).

Eskallop me spinaq dhe pancetë: Në një tigan të lyer me 1 lugë çaji vaj ulliri, gatuani 6 eskallopë në një zjarr mesatar (rreth 3 minuta në secilën anë),hidhini një sasi te vogël me kripë dhe piper për shije. Hidhni 2 1/2 filxhanë spinaq, 1/2 filxhanidomate qershi të ndarë në gjysmë, 2 feta pancetë dhe 2 lugë uthull balsamike. Bashkojeni përzierjen me eskallopët e përgatitur

Snack:

45 kokrra fistikë
1 filxhan bizele
4 shkopinj selino dhe 11-12 lugë gjalpë bajame


SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta

Korrieri i Shëndetit është një agjensi lajmesh për ushqimet, organ i Institutit Kulinar Neranxi
Adresa: Autostrada Tiranë - Durrës, Km 7, Yrshek, Tel: + 35542406500/501; +35542406636; cel; +355686040205; email: info@ikn.al; web: www.ikn.al
© Copyright 2011 - 2014 Institutit Kulinar Neranxi. Te gjitha te dejtat e rezervuara