KESHILLA
4 mënyra të thjeshta për t’ju rikthyer dietës tuaj gjatë një dite të lodhshme pune

Vera mund të cilësohet si një gjysmë pushim mjaft i gjatë, dhe është shumë e lehtë për të rënë në grackën që ajo zgjat vetëm 3 muaj, kështu që ju mund të konsumoni ç’ka dëshironi. Nëse gjatë kësaj stine u keni thënë përshëndetje më shumë ushqimeve seç duhet (p.sh ushqimeve të zgarës, akulloreve , smoothie-ve etj) ne do tju tregojmë disa truke të vogla se si të përgatitni një dietë gjatë orarit të punës në vjeshtë.


Hani çdo 3 deri në 5 orë

Duhet të filloni me ngrënien e mëngjesit, edhe nëse nuk ndjeheni veçanërisht e uritur gjëja e parë që duhet të bëni është të hani mëngjes. Të ushqyerit në mënyrë të rregullt ndihmon në rregullimin e hormoneve tuaja të urisë, mban qëndrueshmërinë e nivelit të sheqerit në gjak dhe insulinës dhe maksimizon metabolizmin tuaj - të cilat janë faktorë kyç për të parë rezultate të shpejta të humbjes në peshë.

Duhet t’ju bëhet zakon të zgjidhni receta me përbërësit e duhur për t’i konsumuar. Një opsion i mirë për mëngjes është një omletë me zarzavate dhe me avokado , duke e shoqëruar në anë me një tas të vogël me fruta të freskëta. Për drekë provoni zarzavate të freskëta duke i hedhur një sasi të konsiderueshme uthull balsamike, mustardë Dijon, limon dhe erëza italiane , duke e shoqëruar me avokado, dhe një lugë të vogël me kinoa ose qiqra.

Në darkë ju nuk mund të gaboni me konsumimin e makaronave të shoqëruara me perime. Piqni një pjesë të perimeve duke i kombinuar ato me hudhër dhe erëza dhe hidhini ato më pas sipër makaronave të gatuara. Për t’ju shtuar sasinë e proteinave zbukurojeni pjatën sipër me bajame të prera në feta . Nese ka një shtrirje kohore të gjatë midis drekës dhe darkës ju mund të konsumoni një sasi të vogël frutash të thata ndërmjet vakteve.


Konsumoni sa më shumë ujë

Konsumi i shumtë i ujit është gjëja kryesore me të cilën ju duhet të adaptoheni. Pse? Ka shumë arsye: Uji heq oreksin dhe mbështet metabolizmin, tretjen dhe qarkullimin. Ai gjithashtu mund të bëjë mrekulli për lëkurën tuaj dhe t'ju ndihmojë të hiqni dorë nga mbajtja e lëngjeve të shkaktuar nga natriumi.

Filloni të largoni veten nga pijet me gaz, dhe të gjitha pijet e ëmbla me sheqer dhe madje edhe zëvendësuesit natyral pa kalcium. Gjithashtu, filloni çdo ditë me një gotë të madhe ujë. Pastaj pini 2 litra ujë gjatë gjithë ditës. Nëse nuk ju pëlqen uji, shtoni limon, kastravec dhe nenexhik të prerë, apo manaferra pak të pjekur.

 Kjo strategji është një nga mënyrat më të shpejta për të rrafshuar barkun tuaj dhe për të mbajtur nën kontroll dëshirat tuaja. Një nga truket më praktike është të mbushni një shishe me ujë të filtruar në një sasi  prej tetë gotash gjatë natës dhe t’a përdorni atë ditën tjetër. Nëse do të largoheni nga shtëpia ,mbushni një shishe inoksi për t’a marrë me vete.


Zvogëloni përdorimin, por mos i shmangni totalisht karbohidratet

Është e vërtetë që frenimi i karbohidrateve ju bën të ulni kilogramet , por në eksperiencën time ndalimi krejtësisht i tyre sjell pasoja. Një dietë totalisht pa karbohidrate mund të cojë në nervozizëm. Ajo gjithashtu mund të çojë njerëzit që të konsumojnë një numër të tepërt të kalorive nga ushqimet me sasi të ulëta të karbohidrateve sic janë arrat. Në vend të shmangies së karbohidrateve, unë rekomandoj konsumin e një sasie të vogël të karbohidrateve të pasura me fibra dhe lëndë ushqyese në çdo vakt. Mendoni për të si një nevojë,por jo si tërheqjen parësore.

Për shembull, në mëngjes mund të konsumoni një filxhan me fruta të freskëta. Pastaj në drekë dhe në darkë, gjysmë filxhani me ushqime si kinoa, oriz kaf, thjerrëza, dhe patate të ëmbëla. Rritja e sasisë së përdorur bëhet nëse është e nevojshme, bazuar në nivelin e aktivitetit tuaj, por sigurohuni që pjesa vegjetariane e çdo vakti të jetë së paku dyfishi i madhësisë së karbohidrateve.

Unë rekomandoj që të zvogëloni gotat matëse ku vendosni ushqimin tuaj - të paktën për pak kohë. Është e dhimbshme, por kjo do t'ju ndihmojë të njiheni me këto porcione të reja, kështu që në fund ato do të bëhen pjese e juaja.


Konsumoni në sasi të vogël çokollatë të zezë

Mospërdorimi i madh i sheqerit është një ide e mirë , por kjo nuk do të thotë qe asnje grimcë e tij s’do të konsumohet nga ju. Ju mund të konsumoni disa fleta të holla cokollate të zezë ( me të paktën 70% kakao) gjatë ushqimit tuaj të përditshëm. Hulumtimet kanë treguar se një sasi e vogël e çokollatës së zezë mund të kënaqë dëshirat për të dyja: ushqimet e ëmbla dhe të kripura. Gjithashtu përmban antioksidantë dhe minerale, dhe gjithashtu është e shëndetshme. Ju mund të shijoni një fletë pas drekës dhe një tjetër pas darkës. Shumë njerëz e kanë përdorur dhe kanë mundur t’u thonë "jo" tundimeve dhe të qëndrojnë në rrugën e duhur.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta