SHENDETI
Kjo pije është gjëja e parë që duhet të pini në mëngjes

Shafrani i indisë i pasur me antioksidantë kombinohet mjaft mirë me përfitimet probiotike të marra nga uthulla e mollës, për përgatitjen e një pije të shpejtë, i cili pastron të gjithë parazitët dhe lufton sëmundjet e sistemit tretës.


Fillojeni ditën saktë me një shots nga ky lëng që ndihmon në rritjen e imunitetit. Një pije e shpejtë që ndihmon tretjen, zvogëlon urthin dhe shton probiotikë të shëndetshëm në zorrën tuaj për një funksionim sa më optimal.


Zorrët janë epiqendra e sistemit imunitar. Kur ata nuk funksionojnë mirë, trupin tuaj fillon t’a zëri një gjëndje paniku dhe truri fillon të krijojë turbullira . Shumë njerëz përjetojnë urth si pasojë e një problemi në zorrë, ndërsa të tjerë kanë dhimbje stomaku të rregullta ose probleme të lëkurës. Një rregullim i thjeshtë i shtimit të baktereve të shëndetshme në sistemin e tretjes ndihmon per të balancuar florën e përgjithshme të zorrëve.


Uthulla e mollës, kjo substancë e ngjashme me yndyrna përmban acid acetik, e mrekullueshme për luftimin e baktereve "të këqija". Shafrani i Indisë cilësohet si një nga bimët më të pasura kur bie fjala për luftimin e inflamacionit në trup. Shafran i Indisë përdoret zakonisht për të trajtuar IBS dhe kur kombinohet me specin e kuq djegës, krijohet një ekip i fuqishëm i përfitimeve antiseptike dhe anti-inflamatorë për të trajtuar problemet e zorrëve. Mjalti i papërpunuar e ëmbëlson këtë pije, dhe shton minerale dhe enzima që ndihmojnë në qetësimin e sistemit të tretjes.


Filloni duke ngrohur në një tigan,  ujë të filtruar më parë deri sa të fillojë të avullojë.Shtojmë në të mjaltë të papërpunuar , specin e kuq djegës (pluhur) dhe uthullën e mollës. Përzierjen e fusim në një shishe qelqi dhe e lëmë të ftohet. Lëngu i përgatitur mund të ruhet deri në 5 ditë.


Shafran indie me uthull molle dhe mjaltë

-Koha e përgatitjes : 10 minuta

- Koha e gatimit : 2 orë e 5 minuta

-Porcione : 4 filxhanë e gjysmë

-Ena mbajtëse : Shishe qelqi

Përbërësit :

4 filxhanë ujë i filtruar

¼ filxhani uthull molle Toschi

¼ filxhani mjaltë shumë lulesh Selvaggi

1 lugë caj shafran indie (Turmerik)

1/8 lugë caj spec i kuq djegës Cayenne (pluhur)

Përgatitja:

Nxehim ujin në një tigan derisa të fillojë të avullojë. E heqim nga zjarri dhe shtojmë në të uthullën e mollës , mjaltin, specin djegës dhe shafranin e indisë. Përzierjen e fusim në një shishe qelqi dhe e lëmë të ftohet për rreth 2 orë. Pas 2 orëve pija e përgatitur është gati për t’u përdorur.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta