RECETA
Rizoto me oriz të zi Venere dhe kërpudha

Orizi i zi, për shumë kohë është njohur si “orizi i ndaluar”, pasi vetëm perandorët kanë patur mundësi ta konsumojnë. Sipas Shoqatës Kimike Amerikane, orizi i zi është një burim mjaft i çmuar i antioksidantëve. Ai është gjithashtu i pasur në fibra, vitaminë E dhe pak sheqer.
Sa më shumë antioksidantë, do të thotë më pak inflamacion dhe si rrjedhojë, më pak yndyrna të depozituara në organizëm.

 Rizoto me oriz të zi Venere dhe kërpudha 

-Koha e përgatitjes: 10 minuta

-Koha e gatimit: 50 minuta

-Koha totale: 60 minuta

-Kalori : 378

-Për 4 persona

Përbërësit: 

1 filxhan oriz Venere
2 ¼ filxhanë lëng perimesh
1lugë gjellë vaj kokosi
1 qepë e madhe e prerë hollë
3 gjethe selinoje të grira 
2 thelbinj hudhra të grira
226 gram kërpudha të konservuara , të prera
3 lugë gjelle gjethe sherebele të grirë imët
1 lugë gjelle trumzë e copëtuar
1 lugë caj kripë
1 molle e prerë në kube (sipas dëshirës)
½ filxhani rrush të kuq frëng të thara (sipas dëshirës)
½ filxhani arra amerikane të grira(sipas dëshirës)

Përgatitja: Hedhim në një tigan të madh orizin dhe lëngun e perimeve dhe e vëmë në zjarr të ngadaltë për 35-40 minuta , derisa lëngu të jetë thithur plotësisht. Nrkohë që orizi po gatuhet, shkrijmë vajin e kokosit në një tigan tjetër ,mbi nxehtësinë mesatare ,duke shtuar më pas qepën dhe selinon dhe i lëmë të skuqen për rreth 8 minuta. Shtojmë hudhrën , kërpudhat e prera , trumzën , sherebelën dhe kripën dhe i lëmë të gatuhen për 10 minuta të tjera , derisa kërpudhat të zbuten. Bashkojmë tëdy përzierjet e përgatitura me orizin e gatuar dhe kërpudhat dhe i shtojmë më pas mollën , rrushin e kuq frëng dhe arrat amerikane.Mund ti shtojmë  erëzat qe dëshirojmë dhe e shërbejmë të nxehtë. Pjesa e mbetur mund të ruhet në frigorifer në një enë të mbyllur deri në 3 ditë


Oriz të zi Venere gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.

 

 



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta