RECETA
Granola me kajsi dhe lajthi

Kajsitë janë ushqim i çmueshëm për ata që vuajnë nga sëmundjet e mëlçisë. Ndërsa bërthamat e kajsisë përdoren kundër dhimbjes së kokës. Ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës, redukton kolesterolin e keq.


Përbërësit:

-2 ½ filxhanë tërshërë e ashpër

-1 filxhan bajame në feta

-1 filxhan fara kungulli

-1/2 filxhani arrë kokosi e grirë

-1 ½ lugë gjelle kanellë

-3/4 lugë caj kripë

-1/2 filxhani vaj ulliri ekstra i virgjër

-1/2 filxhani shurup panje

-1/2 -- ¾ filxhani rrush të thatë (mund të përdorni dhe fruta të tjera të thata sipas dëshirës)

-1 filxhan lajthi të copëtuara

-2 lugë caj vanilje

-3/4 filxhan kajsi të thata të copëtuara


Përgatitja:

Në një tas të madh kombinojmë së bashku të gjithë përbërësit duke I shtuar një nga një si më poshtë: tërshërën, bajamet, farat e kungullit, arrën e kokosit , rrushin e thatë, lajthitë dhe kajsitë e thata të copëtuara dhe vaniljen. Pasi i përziejmë së bashku I hedhim më pas shurupin e panjës, vajin e ullirit, kripën dhe kanellën. Është gati për t’u servirur.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta