RECETA
Sallatë Tajlandeze me tofu dhe perime

Shumë njerëz thonë se vetëm ushqimi aziatik, me përzierjen e balancuar të djegëses, së thartës, së hidhurës dhe së ëmblës, është një arsye e mjaftueshme për të vizituar vendet aziatike. Ushqimet karakterizohen nga përdorimi i aromave dhe erëzave të freskëta, si lëngu i limonit të athët dhe koriandrës.

Përbërësit:

-1/ 4 filxhani gjalp kikiriku Panda Kas

-1/4 filxhani lëng të freskët lime (nga 2 lime)

-3 lugë salcë soje me sasi të ulët natriumi “Kikkoman” Less Salt

-1 lugë gjelle ketchup Condito

-1 lugë gjelle sheqer kaf

-1 lugë çaji xhinxher i freskët pa lëkurë

-1 lugë çaji piper i kuq i copëtuar

-3 filxhanë kungull i verdhë e prerë në fije të holla të gjata

-2 filxhanë rrënjë fasule

-1 filxhan karrota të grira

-1/4  filxhani mente e freskët e grirë imët

-340 g djathë Tofu Valsoia e pjekur e prerë në kubik

-1/2 filxhani cilantro e freskët e grirë

-1/2 filxhani kikirikë të thatë me pak kripë, të copëtuar

-2 filxhanë sallatë kineze ( e marrë nga dy koka)

- disa feta lime për servirje

Përgatitja:

Hapi 1: Përziejmë së bashku gjalpin e kikirikut, lëngun e lime-s, salcën soje, 2 lugët e gjelles me uje , ketchup-in , sheqerin , xhinxherin dhe specin e kuq.

Hapi 2: Në një tas të madh bashkojmë rrënjët e fasuleve , kungullin e prerë hollë, sallatën kineze, karrotat e prera, menten, djathin Tofu, dhe ¼ e filxhanit me cilantro. I bashkojmë të dy përzierjet e përgatitura më sipër duke e ndarë më pas në mënyrë të barabartë në 4 pjata të sheshta ose tasa (sipas dëshirës). I hedhim sipër cilantron e mbetur dhe kikirikët, ku në anë e shoqërojmë me fetat e prera të lime-s së freskët.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta