KESHILLA
7 përdorime të sodës së bukës që ju ndoshta nuk i dinit

Në këtë rast soda e bukës do ju shërbente shumë më shumë se agjentët e tjerë pastrues, është pa kimikate, gjithashtu nuk dëmton shëndetin.

Ka disa përdorime të tjera te sodës së bukës përveç pastrimit dhe gatimit dhe ato mund të ndihmojnë me të vërtetë për të trajtuar disa çështje dhe zona të trupit.

1-  Qetëson pickimet e bletëve

Soda e bukës ka veti alkaline dhe kjo e bën atë një zgjidhje të shkëlqyeshme për pickimin ndaj bletëve dhe grerëzave. Këto veti alkaline do të nxjerrin kontaminuesin e plagës dhe do të luftojnë acidet. Bëni një pastë nga soda e bukës dhe uji dhe aplikojeni mbi zonën e pickuar.

2-  Heq ashklat

E njëjta përzierje e thjeshtë e ujit dhe sodës për gatim mund të ndihmojë shumë për të tërhequr diçka në sipërfaqen e lëkurës. Për shembull, ashkla druri ose probleme të ngjashme.

3-  Nuk ka më djersitje

Përziheni sodën e bukës me ujë për të bërë një pastë dhe fshini me këtë përzierje sqetullat tuaja. Kjo do t'ju ndihmojë të hiqni dhe të parandaloni erën e keqe dhe djersitjen duke mos përdorur kimikate të dëmshme.

4-  Qetëson zonat e djegura

Kur ju keni një djegie nga dielli në ditët e verës përpiquni të bëni një dush të vakët me ½ filxhan sodë buke. Pas kësaj provoni tharjen nga ajri dhe mos e përdorni peshqirin në mënyrë që grimcat e sodës të qëndrojnë në trupin tuaj dhe të shërojnë lëkurën e djegur.

5-  Trajton këmbët

Sode e bukës është një përbërës mjaft i mirë për t’u bërë këmbëve tuaj banjë. Vetëm shtoni pak për të arritur një efekt energjizues dhe relaksues. Kjo gjithashtu do të qetësojë lëkurën e këmbëve.

6-  Shampo

Shtimi i sodës së bukës në shampon tuaj mund të jetë i dobishëm, sepse soda e bukës është shumë e fuqishme kur vjen puna te pastrimi dhe zhdukja e elementeve problematike . Kombinimi i shampos dhe sodës së bukës do t’ju bëjë të keni një lëkurë të pastër dhe me të shëndetshme.

7-  Nuk sjell shqetësime

Ju mund të qetësoni çdo problematikë në lidhje me stomakun dhe shqetësimet që ajo shfaq, me një përzierje prej 1 lugë çaji sodë buke dhe 1 gotë ujë. Pini këtë përzierje sa herë që keni probleme me stomakun.


Sodë buke gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi në paketime të ndryshme dhe me peshë.




Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta