PYETJE PERGJIGJE DOKTORI
A duhet t’i hani vërtet këto 8 'Superushqime'?

Ne kemi listuar disa hipoteza në lidhje me çokollatën, avokadon, gjalpin, uthullën e mollës, etj.

Disa të ashtuquajtura superushqime duket të jenë kudo. Është thënë që këto ushqime shmangin kancerin, ndihmojnë në humbjen e peshës, zgjatjen e, madje edhe në zbardhjen e  dhëmbëve. Por a bëjnë këto ushqime "mrekulli" me të vërtetë? Për ta vërtetuar, kemi intervistuar disa ekspertë për hulumtim. Ja se çfarë kemi mësuar rreth uthullës  së mollës, avokados, verës së kuqe, dhe disa ushqimeve të tjera.


Vaji i kokosit

-Hipoteza: Pothuajse tre të katërtat e popullsisë kanë thënë në një sondazh të kohëve të fundit se mendonin që vaji i kokosit ishte i shëndetshëm. Nuk ka dyshim që kjo është për shkak të pretendimeve se ai të mbron nga sëmundjet e zemrës (sepse rrit HDL  , e quajtur ndryshe "kolesteroli"i mirë), artritin, Alzheimerin dhe diabetin; ndërkohë që ju ndihmon të humbni peshë, në sajë të një lloji të veçantë yndyre që trupi juaj mund të metabolizojë ndryshe nga të tjerët.

-Përfundimi : Deklarata e AHA i tha të gjitha pak a shumë. Nëse ju do të përdorni vaj kokosi (ne e dimë qe ka shije të mirë),po praktikoni një përmbajtje ekstreme. "Një lugë gjelle në ditë siguron pothuajse limitin e rekomanduar të yndyrës së ngopur për gjithë ditën për shumicën e të rriturve", paralajmëron Malina Malkani, një nutritioniste e regjistruar dietiste , gjithashtu dhe zëdhënëse e Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës.


Çokollata

-Hipoteza: Çokollata supozohet se zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës falë sasisë  së shumtë të antioksidantëve të flavonoideve. Mund të ulë gjithashtu shanset e goditjes dhe të përmirësojë kujtesën dhe vëmendjen teksa mosha kalon.

-Realiteti: Çokollata mund t’ju mbrojë kundër sëmundjeve të zemrës, goditjes dhe diabetit, por vetëm format e errëta dhe më të pastra të çokollatës mund ta realizojnë këtë. Cokollata e përpunuar dhe e paketuar në mënyrë të mrekullueshme që merret nga raftet e dyqaneve, në thelb janë vetëm sheqerna dhe yndyrna.

-Përfundimi: Pjesa më e vogël e llojeve të çokollatës së duhur mund të ndihmojë në zvogëlimin e presionit të gjakut, por shumica e llojeve të çokollatave do të sjellin dështime. "Sa më e errët çokollata aq më mirë është ", thotë Malkani.duhet te kërkoni çokollatë me një përmbajtje kakao prej 70% ose më shumë. Dhe konsumoni një ose dy fletë çokollate në ditë, jo më shumë.


Gjalpi

-Hipoteza: Gjalpi është rikthyer! Të mashtruar padrejtësisht për kaq shumë vite, gjërat në fakt  duken mjaft të mira për ju.

-Realiteti: Një pjesë e madhe e hipotezave dolën nga një studim i bërë në vitin 2014, i cili zbuloi se ngrënia e një sasie të vogël yndyre të ngopur, nuk e zvogëlon rrezikun për sëmundjet e zemrës. Por kjo është tërësisht e ndryshme ,nga të thënurit se ngrënia e  yndyrave të ngopur është e mirë për shëndetin tuaj.

-Përfundimi :Mos u bëni ndjekës të rregullt të recetave të yndyrshme të Julia Child. Shkenca e tanishme vazhdon të na tregojë , për zëvendësimin e yndyrnave  të ngopura dhe një pjesë të yndyrnave të hidrogjenizuara(yndyrnat trans) me yndyra të pangopura (p.sh vaj ulliri). Nëse gjalpi luan një rol, ai mund të jetë rritja e konsumit  të ushqimeve të padëmshme: "Nëse përdoret me kujdes dhe me masë, mund të sjellë përmirësimin e aromës së perimeve që nuk mund të shijoni," thotë Malkani.


Avokado

-Hipoteza: Avokados u jane bërë minireklama për dekada me radhe,  ku cilësohet për "yndyrna te mira" dhe  thuhet se zvogëlon rrezikun e një sërë sëmundjesh shëndetësore si: obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe të tjera sëmundje, si dhe thuhet që ju ndihmon të jetoni edhe më gjatë.

-Realiteti: Reputacioni i mirë që frutat kanë mund të jetë i merituar. "Ekziston një dëshmi e madhe që një dietë e pasur me avokado, e mbushur në yndyrna monounsaturated, ndihmon në uljen e LDL ose kolesterolit të keq dhe ngre HDL", thotë Malkani. Gjithashtu mund të lehtësojë dhimbjet nga osteoartriti.

-Perfundimi :Një avokado në ditë të ndihmon të mbash doktorin larg.Por nese ju jeni duke u munduar të humbisni peshë, kujtoni që një porcion është në të vërtetë 1/3 e një fruti të plotë , thotë Malkani. Vaji i avokados përbën një çështje tjetër , paralajmëron dietistja Sandra Arevalo, drejtoreshë e shërbimeve ushqimore dhe komunitetit në Pediatrinë Komunitare të Sistemit Shëndetësor të Montefiore në New York City. " Ne duhet të jemi të kujdesshëm për përzgjedhjen e vajit të avokados bio.


Vera e kuqe

-Hipoteza: Vera e kuqe mund të cilësohet si e vetmja gjë që qëndron midis sëmundjeve të zemrës dhe diabetit.

-Realiteti:Kjo nuk mund të jetë thjesht një mendim i dëshiruar. Studimet e bëra gjatë  dekadave kanë treguar një rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2 në mesin e njerëzve që pinin sasi të moderuar të verës së kuqe në krahasim me ata që nuk pinin fare. Por tepria  në verë mund të sjellë pasoja të sëmundjeve të zemrës, sëmundjeve të mëlçisë dhe kancerit.

-Përfundimi: Ekziston një bilanc mjaft i mirë. "Vera e kuqe është e mirë në përmbajtje", thotë Arevalo. AHA rekomandon që gratë të konsumojnë vetëm një pije alkolike në ditë (pra 113 gram verë të kuqe) dhe meshkujt të konsumojnë dyfishin.


Uthulla e mollës

-Hipoteza: Studimet tregojne se uthulla e mollës ndihmon në zbardhjen e dhëmbëve , uljen e sheqerit në gjak , sëmundjet e zemrës , kancerin në gji , lufton infeksionet,si dhe vjen në ndihmë dhe të shumë sëmundjeve të tjera.

-Realiteti: Uthulla e mollës mund të ulë sheqerin në gjak dhe t'ju ndihmojë të ndiheni të plotë, por edhe llojet e tjera të uthullës mund t’a kryejnë këtë veprim. E njëjta gjë ndodh dhe me humbjen e peshës. Nuk është e qartë nëse uthulla e mollës ka ndonjë përdorim kundër kancerit dhe sëmundjeve të zemrës. Dhe gjithashtu duket sikur nuk ndihmon në shërimin e plagëve. Sa për dhëmbët tuaj, jo vetëm që uthulla nuk do të çojë në zbardhjen e tyre, por ajo gjithashtu mund të prishë smaltin.

-Përfundimi: Uthulla e mollës është një përbërës i mirë për sallatrat ,por nuk mund ta konsiderojmë atë si një ilaç të mundshëm për problemet shëndetësore.


Kafja

-Hipoteza: Nga t’ja fillojmë? Përfitimet e supozuara shëndetësore të kafesë përfshijnë zvogëlimin e rrezikut për diabetin e tipit 2, sëmundjen e mëlçisë dhe sëmundjet e zemrës ndërkohë që përgjithësisht ju ndihmon të jetoni më gjatë. Ajo mund të trajtojë gjithashtu Parkinson-in dhe të mbajë të mprehtë kujtesën tuaj.

-Realiteti: Shumë nga këto benefite mund të jenë reale. Kafeina ka treguar të përmirësojë simptomat në pacientët me Parkinson, ndërsa kafeina dhe kafeja mund të ulin rrezikun e diabetit të tipit 2. Kafja është gjithashtu e lidhur me një rrezik të reduktuar të disa llojeve të kancerit duke përfshirë zorrën e trashë dhe prostatën (por një rrezik në rritje i kancerit të mushkërive).

-Përfundimi: Të dhënat vlejnë për kafen e zezë, jo për kafen e mbushur me krem, sheqer dhe shurup. Shumica e studimeve tregojnë se përfitimet e kafeinës vijnë nga konsumimi i rreth 400 miligramëve – sasi e marrë nga tre deri në pesë gota me nga 226 g të kafesë së bërë në shtëpi, thotë Malkani. Nëse vuani nga hipertensioni, bisedoni me mjekun tuaj, pasi kafeina mund të shkaktojë rritje afatshkurtër të presionit të gjakut. Por nëse nuk pini kafe tani, ekspertët thonë se nuk ia vlen të filloni zakonin. (E njëjta gjë vlen edhe për verën.)


Ujë me limon

-Hipoteza:Uji i kombinuar me një limon të vogël është menduar që ndihmon në tretje, humbjen e shpejtë të peshës, ju mban të hidratuar, dhe për parandalimin e gurëve në veshka.

-Realiteti: Përfitimet e marra nga uji me limon, mendohet se vijnë nga ana e ujit, jo nga limoni, edhe pse limoni ka përmbajtje të vitaminës C. Uji është i mirë për ju dhe shumica prej nesh nuk e konsumojnë mjaftueshëm.

-Përfundimi: Konsumoni shumë ujë gjatë gjthë ditës , duke e kombinuar ose jo me limon. Dietisti Sharon Zarabi , drejtor i programit bariatric në Spitalin Lenox Hill në New York City. Ka thënë se: „ Unë nuk mendoj që uji me limon është një superushqim. Është vetëm një mënyrë e mrekullueshme për të ndryshuar aromën e ujit ".Gjithashtu ka thënë se: "Për ata që kanë probleme në marrjen e 6 deri në 8 gotave ujë në ditë, limoni mund ta bëjë atë pak më shumë freskues dhe të pëlqyeshëm."




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta