RECETA
Kotoleta me mel dhe erëza

A keni provuar ndonjëherë për të përgatitur kotoleta vegane duke  përdorur panxhar dhe mel? Do të kënaqeni.

Përbërësit:

200 g panxhar

150 g mel

4 lugë gjelle mille misri

60 g fara luledielli të pjekura

1 qepë e kuqe

¼ lugë kafeje spec djegës pluhur

¼ lugë çaji koriandër pluhur

¼ lugë çaji  turmerik

3 lugë gjelle salcë  soje

35 g miell qiqre

45 g fara susami të pjekur 

3 lugë çaji majdanoz i grirë

¼ lugë çaji kumel pluhur

¼ lugë çaji xhinxher pluhur

60 ml vaj kokosi

kripë himalaje dhe Piper Cubeba

Hidhni melin në një tigan të vogël me 500 ml ujë e pakta dhe lereni të ziej për rreth 20 minuta, pjesërisht të mbuluar me kapak. Hiqeni nga zjarri kur të fund ketë absorbuar ujin. Qerojeni  panxharin dhe pastaj priteni  imët. Priteni qepën  në feta të holla. Bashkoni në një tas melin, panxharin, qepën, majdanozin, miellin e misrit, miellin ee qiqrës, farat e  lulediellit, farat e susamit, specin djegës, kumelin, koriandrën, xhinxherin, turmerikun, vajin e kokosit, salcën e  sojës, pak kripë dhe një spërkatje me piper kubeba. Përzieni të gjithë përbërësit me dorë për rreth 5 minuta. Nëse brumë nuk është e mjaftueshëm  kompakt, shtoni një lugë miell qiqre  dhe pak  vaj ulliri.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.





Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta