RECETA
Tortë me oriz dhe pazi

Vlerat shëndetësore të pazisë janë me të vërtetë të shkëlqyera. Pazia rregullon nivelet e sheqerit në gjak, parandalon radikalet e lira, përmirëson tretjen, forcon sistemin imunitar, ul temperaturën, lufton inflamacionin, pastron organizmin dhe forcon shëndetin e trurit.

Përbërësit:

200 g oriz për rizoto Carnaroli

1 litër Qumesht Soje “SOYADRINK GUSTO CLASSICO VALSOIA”

300 g gjethe pazie

125 g TOFU VALSOIA (1 pako)

20 g Vaj Soje VALSOIA ( 2 lugë)

Pak arrëmyshk

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Vendosini gjethet e pazisë ne një enë me ujë të kripur duke I lënë për disa kohë, më pas derdhni ujin, kullojini dhe grijini. Në një tigan që nuk ngjit, vendosni gjethet e pazisë së grirë, kaurdisini me SOHO VALSOIA OIL SOURCE dhe lërini ato të marrin shije për disa minuta. Në një enë tjetër gatuani orizin me  SOYADRINK CLASSIC VALSOIA, shtojeni atë tek pazitë e gatuara. Shtoni më pas arrëmyshkun, kripën dhe piperin dhe përzijini bashkë. Vendoseni përzierjen në një enë pjekjeje, të shtruar me letër pjekjeje, dhe piqeni në 180-200 ° C derisa të marrë ngjyrë të artë.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta