SHENDETI
Ata që vuajnë nga Gluteni, tashmë mund të shijojnë makaronat "Granoro" gluten free

GRANORO - MAKARONA PA GLUTEN

Për të qenë të lirë të hash me shije!

Çfarë është Sëmundja Celiak?

Sëmundja celiak është një çrregullim polimorf, poligjenik, që shoqërohet zakonisht me simptoma intestinale dhe shpesh psikiatrike, shkaktuar nga fraksione të proteinave të grurit, thekrës dhe elbit. Sëmundja njihet gjithashtu nën një numër emrash të ndryshëm që përfshijnë (enteropatine sensitive të glutenit, nontropikal sprue, idiopathic steatorrhea dhe sprue). Në personat me këtë çrregullim, endometria e zorrëve të holla dëmtohet nga gliadinat, e cila është e pranishme në grurin, thekrën, elbin dhe tërshërën. Shumë simptoma mund të shfaqen, ose vetëm një me një shkallë të gjerë mund të jenë të pranishme: diarre, fryrje, humbje e peshës, anemi, lodhje kronike, dobësi, dhimbje e kockave, tkurrje muskulare, dermatitis herpetiformis dhe në fëmijët vjellje. Megjithatë, sëmundja njihet sot edhe pa simptomat e treguara, por me anën e demonstrimit të biopsisë perorale të ndryshimeve histologjike karakteristike të zorrëve të holla (p.sh., atrofia e vileve, reaksioni imun i vonuar), plus përgjigjen e dietës. Sëmundja Celiak mund të ndodhë edhe me simptoma psikiatrike, e cila në shoqërimme simptoma të tjera, mund të jetë e një ndihme disgnostike.

Mbajtja e një diete pa gluten strikte dhe afatgjatë është trajtimi bazë. Gruri, tërshëra, elbi, thekra dhe nënproduktet e tyre duhet të largohen nga dieta. Kur këto drithëra largohen, zorrët e holla janë në gjendje të përtërijnë shumicën e dëmtimit. Shpesh brenda ditës pas largimit të glutenit nga dieta, qelizat në intestinal lining fillojnë shërohen, simptomat bëhen më pak të rënda, vlerat e testi kthehen drejt normalitetit dhe biopsia e mëtejshme e mukozës së zorrës së hollë tregojnë kthimin e vileve në gjendje normale. Pra, sëmundja celiak është provuar të jetë një sëmundje e përcaktuar gjenetikisht, e varur nga gluteni, që ka një enteropati karakteristike të varur nga gluteni, sikurse është treguar nga një ekzaminim histologjik i materialit të biopsisë dhe shfaqja e një përgjigje terapeutike e lartë ndaj dietës pa gluten.


Të zgjedhësh Gluten Free Granoro do të thotë:

Të jesh i lirë të hash me shije

Ti siguroni organizmit tuaj një furnizim elementësh ushqyes të rëndësishëm

Të jesh i ndërgjegjshëm që po konsumoni një produkt të sigurtë.

Si ti dalloni produktet pa gluten Granoro?

Logo e Ministrisë, përfaqëson një garanci për konsumatorin një produkt që dallon që është certifikuar nga Ministria e Shëndetësisë Italiane si produkt dietik pa gluten i njohur nga DL 111/92.

Produktet e certifikuara nga ministria janë futur në rregjistrin Kombëtar të Produkteve pa gluten dhe paguhen nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar, Një e drejtë e tillë i takon subjekteve intolerantë ndaj glutenit të diagnostikuar sipas  DM të 2001,


Zgjedhja e produkteve Gluten Free Granoro.

Misri:

I pasur me fibra

I pasur me kripëra minerale

përmban vitamina të grupit B dhe A

përmban antioksidantë  të tillë si karotenoidet

burim tiamine

nuk përmban gluten


Orizi:

Përmbajtje e ulët lipidesh

i pasur me potas

përmban pak natrium

pak proteina, dhe vlera të larta biologjike

nivele të larta të lisinës në raport me grurin

me tepër i tretshëm në krahasim me makaronat e zakonshme

me ngopës se makaronat e zakonshme


Kinoa:

është shumë ushqyese

ka një përmbajtje proteinike domethënëse (midis 12 dhe 18%)

përmban proteina me vlera të larta biologjike

është burim i mirë fibrash, si të tretshme dhe të patretshme

me sasi të larta acidesh yndyrore esenciale

përmban acide yndyrore omega-6 dhe omega-3

e pasur me vitamina B2, acid folik dhe Vitaminë B1

Burim i shkëlqyer i vitaminës E

e pasur me magnez, fosfor, potas, kalcium dhe hekur

burim i mirë antioksidantesh

përmban flavonide

nuk përmban gluten


"Makarona pa gluten me miell kinoa"

Një recetë e ekuilibruar, me miell orizi, misri (të bardhë dhe të verdhë) dhe kinoa.

Zgjedhja e Kinoas ka si objektiv të riekuilibroje dhe ndërlidhë nga pikpamja e ushqyerjes orizin me misrin për të përftuar një brum makaronash që të shkojë përtej thjesht eliminimit të glutenit!

Makaronat ka aromën tipike të misrit të zbutur nga prania e miellit te orizit, me një prekje vegjetale derivat i Kinoas.Miksi i tre miellrave krijon ngjyrë, rezistencë dhe aromë, pa hequr dorë nga shija e makaronave tradicionale. Ashpërsia në sipërfaqe lejon të lidhen mirë përbërësit e tjerë të recetës gjatë gatimit.Kur ushqimi është burim mirëqenieje!


Produktet “Granoro Gluten Free” i gjeni në të gjitha dyqanet e rrjetit Neranxi!



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta