TE REJA
Ashwagandha, një nga erëzat më të fuqishme në familjen Ayurvedike, tani e gjeni tek Neranxi

Ashwagandha është bimë mjekësore jashtëzakonisht e shëndetshme. Është klasifikuar si një "adaptogjen", që do të thotë se mund të ndihmojë trupin tuaj të menaxhojë stresin. Aswhagandha gjithashtu ofron të gjitha llojet e përfitimeve të tjera për trupin dhe trurin tuaj. Për shembull, mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak, të reduktojë kortizolin, të rris  funksionin e trurit dhe të ndihmojë në luftën kundër simptomave të ankthit dhe depresionit.

Ashwagandha, një nga erëzat më të fuqishme në familjen Ayurvedike. Nga sanskritishtja Ashwagandha nënkupton "erën e një kali", që tregon se erëza jep energjinë dhe fuqinë që kuajt kanë, dhe tradicionalisht është përshkruar se ndihmon njerëzit të forcojnë sistemin e tyre imunitar pas një sëmundjeje. Ashwagandha është përmendur shpesh si "xhinsen-gu indian" për shkak të vetive të saj gjalleruese. I perket të njëjtës familje si domatja, Ashwagandha është një shkurre e mbushur me gjethe ovale dhe lule të verdha. Ajo përmban fruta të kuqërremta në madhësinë e kokrrrës së rrushit afërsisht. Kjo erëz gjendet në vendet e thata si: Afrika e Veriut, dhe Lindja e Mesme, dhe sot është rritur dhe në vende me klime më te lagësht duke përfshire Shtetet e Bashkuara.

Ashwagandha përdoret për stres, lodhje, mungesë energjie, veshtirësi në përqendrim. Ashwagandha ju ndihmon që ti evitoni të gjitha këto simptoma duke ju dhënë një ndjenjë energjie.


Përtimet dhe efektet Kurative:

Ashwagandha përmban shumë përbërës të dobishëm medicinalë që përfshijnë conanolides (steroidalet laktone), alkaloidet, cholinet, acidet yndyrore, aminoacidet dhe një shumëllojshmëri të sheqernave. Rrënja e bimës së Ashwagandha-s është pjesa më e përdorur në mjekësinë bimore perëndimore. Studimet medicinale e kanë studiuar bimën Ashwagandha për shumë vite me interes të plotë, dhe kanë rezultuar afro 200 studime në lidhje me përfitimet që ajo sjell.


Efektet shëruese të Ashwagandhas janë:

- Mbron sistemin imunitar

- Ndihmon në reduktimin e stresit

- Përmirëson të mësuarit, memorien dhe kohën e reagimit

- Zvogëlon ankthin dhe depresionin pa shkaktuar përgjumje,

- Ndihmon në zvogëlimin e degjenerimit të qelizave të trurit

 - Stabilizon sheqerin në gjak

- Ndihmon në zvogëlimin e kolesterolit

- Ofron përtime anti-inamatore

- Rrit fuqinë seksuale për të dy gjinite

Në Ayurveda janë disa erëza specike të cilat sjellin përfitime adaptogjeniste, dhe Ashwagandha është një prej tyre. Adaptogjenet ndihmojnë trupin të përballet me streset e jashtme të tilla si, toksina në mjedis dhe streset e brendshme të tilla si, ankthi dhe pagjumësia.

Perdorimi: 

Si ta shtoni Ashwagandhan në dietën tuaj të përditshme? 

Doza tipike e rekomanduar është 600 deri në 1000 mg (gjysmë lugë kafe), dy herë në ditë. Për njerëzit të cilët vuajnë nga pagjumësia dhe ankthi, duhet të shtojnë në qumësht të nxehtë 1 lugë caj pluhur Ashwagandha përpara se të shtriheni për të fjetur.


Rrënjën Ashwagandha e gjeni në forme ekstrakti pluhur në rrjetin e dyqaneve Neranxi.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta