RECETA
Protein Bars

Receta perfekte për snack për njerëzit që merren me sport, me miksin tone AMAVITA.


Përbërësit:

AMAVITA 500 g

Maja Bravo 10 g

Sheqer Kane Toschi 150 g

Mjaltë 75 g

Të bardha Vezësh 150g

Vaj Ulliri Extra virgin 100g

JOYPASTE Portokalli 30g

Cokollatë PEPITA, fruta te thata, fruta kandide 150 g


Përgatitja:

Vendosni në mikser të bardhat e vezëve, sheqerin, mjaltin dhe rrihini për 5 minuta në shpejtësi maksimale deri sa të keni një masë të fryrë mirë. Shtoni vajin e ullirit ekstra te virgjër. Shtoni AMAVITA, Majanë, Cokollatë PEPITA, fruta të thata, fruta kandide dhe përzjejini në shpejtësi të ulët deri sa të merrni një masë homogjene. Vendosni brumin në një tepsi me letër furre. Niveloni brumin me një spatul me një trashësi rreth 2 cm, nëse dëshironi dekorojeni masën për Bars me një shtresë të crregullt farash dhe tërshëre miks ose disa fruta të thata të copëtuara. Piqeni në furre ne 170°C peër 14 minuta. Pasi të jenë pjekur, lereni miksin të ftohet dhe priteni në formën e dëshiruar.

Ide për dekorin:

Nëse dëshironi mund ti zhysni bars në cokollatë të shkrirë, duke shtuar disa fruta të thata në sipërfaqe.

Produktet i gjeni ne rrjetin e dyqaneve Neranxi.




Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta