RECETA
Supë vegane me kerri (curry) dhe gjalp kikiriku

Një supë e shijshme, kalorike dhe e pasur me yndyrna të mira, e përshtatshme për këto ditë të ftohta.


Koha e përgatitjes: 10 minuta.

Koha e gatimit: 40 minuta.

Koha totale: 50 minuta.

Servirja: 4 porcione.

Kalori: 282 kilokalori.


Përbërësit:

1 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër

1 qepë e madhe e grirë

2 thelbinj hudhre, e grirë.

1 lugë gjelle kerri pluhur

160 gr gjalp kikiriku

1 ½ lugë gjelle kripë himalaje fine

3 filxhanë ujë

½ filxhani qumësht kokosi

Opsionale :

fara kungulli të qëruara

thana amerikane


Përgatitja:

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit dhe qepën dhe lëreni të skuqet për afro 8 minuta. Shtoni më pas hudhrën dhe kerrin pluhur (vetëm pak për shije) dhe kaurdiseni për rreth 1 minutë. Shtoni gjalpin e kikirikut, kripën dhe ujin dhe lëreni të ziejë për rreth 30 minuta. Pasi supa të jetë gati duhet të prisni rreth 10 minuta përpara se t’a konsumoni. Ju mund t’a bëni supën me blender përpara se t’a shërbeni.  Pasi t’a bëni me blender atëherë shtoni qumështin  e kokosit dhe është gati për tu shërbyer. Mund të shtoni sipër farat e kungullit ose thanat amerikane nëse dëshironi.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta