VIP-at NE TAVOLINE
Ha si një Supermodele!

Së pari, le ta themi hapur se: trupi i hollë dhe i gjatë i një modeleje është çështje fati, rezultat i një trashëgimie gjenetike. E megjithatë, edhe trupat më të mirë të botës duhet të vënë në punën teknikat e tyre për të mos humbur shkëlqimin që i karakterizon. Programet e tyre të trajnimit në mënyrë intensive dhe me fokusin e një atletit profesionist, por në shumë raste, duke u përqendruar në një regjim të rreptë ushqimor i cili i bën ato gjthmonë gati për foto në 365 ditë të vitit. Kur bëhet fjalë për këtë të fundit, ka lajme të mira edhe për njerëzit e thjeshtë, të cilët mund të përfitojnë nga programet e tyre të zgjedhura me shumë kujdes. Këtu janë pesë filozofi të provuara dhe të vërtetuara të modeleve, dietat që ia vlen të provohen këtë muaj.


Gisele Bündchen: Dieta me bazë bimore 

Detajet e regjimit me bazë bimore të Gisele Bündchen dhe Tom Brady-t u bënë publike qysh vitin i kaluar. Që atëherë, dieta e tyre, e udhëhequr nga kuzhinieri personal Allen Campbell, po bën bujë në komunitetin e shëndetit. Dietë e përbërë nga pothuajse 80% perime, dhe pjesa tjetër e plotësuar me drithëra si: mel, kinoa dhe fasule, si dhe mishra pa yndyrë si: biftek viçi i ushqyer me bar, rosë dhe salmon i egër. Pas kësaj liste është një listë e gjatë e produkteve që nuk konsumojnë. Për Bradin dhe Bündchen, nuk ka sheqer të bardhë, miell të bardhë, kripë gjelle, kafeinë, apo alkool, Frutat e freskëta janë rezervuar kryesisht për fëmijët e çiftit. Ndërsa planifikimi i vakteve për këto veçori mund të duket absurd, por një javë e vetme e kësaj diete pastruese mund të ndihmojë në zhdukjen e zakoneve të këqija.


Lily Aldridge: ushqimet dietike të vakteve Sakara

Për superushqyerjen, Lily sakrifikon gjithçka, e gatshme pa ju frikësuar sasisë. Marka e vakteve të shëndetshme krenohet me një yll si Lily Aldridge e cila i është përkushtuar regjimit të saj ushqimor për mën gjeset e saj të preferuara, drekën dhe d a r k ë n , madje ka frymëzuar një edicion të kufizuar dhe kuruar të planit Sakara që mbajti emrin e saj vitin e kaluar. Modele të tjera si Erin Heatherton, Chrissy Teigen, Karolina Kurkova dhe Hilary Rhoda gjithashtu kanë përfituar nga të mirat e këtij plani ushqimor. E disponueshme në tre ose pesë ditë në javë, Sakara ofron mëngjese, dreka, darka dhe pije freskuese, produkte organike, mëngjese vegjetariane etj... të gjitha me produkte të zgjedhura dhe super ushqyese.


Carolyn Murphy: Dieta Alkaline

Një dietë alkaline, e cila kufizon ushqimet acide në përpjekje për të ndryshuar nivelin e pH të trupit, është një dietë e pasur në fruta, perime, arrorë dhe bishtajore. E varfër në mish, peshk, qumësht, vezë dhe alkool. Ndërsa detektorët tregojnë se proçesi i tretjes i fut të gjitha ushqimet acide në stomak dhe për këtë arsye argumentojnë se çdo efekt balancues i pH do të jetë i shkurtër, thelbi i dietës me perime, fruta dhe proteina të ulët në yndyrë është padyshim një dietë miqësore për zemrën. Nëse doni që angazhimi i plotë në dietën ushqimore të mos mbetet vetëm në letra, a t ë h e r ë merrni një s u g j e rim nga rinia e përjetshme e Carolyn Murphy, e cila ka bërë bujë për dashurinë që ajo ka për ujin alkalin, së bashku me Transcendental Meditation, e vendosur për të sjellë ekuilibrin në rutinën e shëndetit të saj.


Miranda Kerr: Dieta sipas grupit të gjakut

Mjeku popullor Dr. Peter J. D’Adamo me sistemin dietik shumë të debatuar për Dietën sipas Grupit të Gjakut (A, B, AB dhe O) u kërkon ndjekësve të ndjekin një dietë vegjetariane, duke u orientuar nga misri, gruri, dhe disa lloje fasulesh. Ndërsa një rishikim shkencor i dietës në vitin 2014 zbuloi se përfitimet e programeve të ndryshme të D’Adamo nuk tregonin ndonjë lidhje me llojet e gjakut të pjesëmarrësve. Ai zbuloi se përkrahësit e programit të grupit të  gjakut A, i cilit përfshint e edhe modelen Mirand a Kerr, kishin përiftuar një BMI më të ulët, perimetrin e belit më të vogël, presionin e gjakut në nivel optimal, gjithashtu kolesterol të ulët, insulinën dhe shënjues të tjerë të rëndësishëm në nivele normale.


Bridget Malcolm: Dieta Vegane

Një dietë vegane, e ndjekur nga të gjithë, duke filluar nga Beyoncé e deri tek modelja Australiane e Victoria’s Secret Bridget Malcolm, nuk përmban produkte shtazore që rrjedhin nga kafshët. Një dietë e përqendruar rreth frutave, perimeve dhe drithërave, dieta mund të mbulojë të gjitha nevojat e ushqyesve, nëse kujdeseni për vaktet që ti keni të bal ancuara. “Kur u bëra vegane , dëgjova nga shumë njerëz që kisha një shkëlqim të ri”,- tregon Malcolm, e cila u quajt nga organizata PETA si Vegjetariania Australiane me Sexy, në 2015, një arsye e mjaftueshme për t’ju mos ju ndarë jeshileve të papërpunuara.

 Tek dyqanet Neranxi do të gjeni shumë ushqime që ju mbajnë të re dhe të bukur si një supermodele.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta