RECETA
Sallatë me kuinoa, angjinare dhe limon

Një pjatë e parë e cila përmban shumë vlera. Mbi të gjitha është me bazë kinoa, një pseudo drithë i cili ka një efekt të fuqishëm mbi gliceminë ndryshe nga gruri. Prezenca e angjinares ndihmon në bllokimin e rritjes së glicemisë pas darkës.


Përbërësit: 

150g kuinoa, 

2 limonë, 

30g ullinj,

1 lugë çaji rozmarinë, 

4 angjinare të vogla, 

100g djath feta, 

20g rrushë të thatë, 

2 lugë vaji ulliri ekstra të virgjër, 

Piper i kuq dhe kripë himalaje


Përgatitja:

Shpëlajeni mirë kinoan në një sitë të hollë dhe zjeni në 450 ml ujë pak të kripur për 20 minuta. mbulojeni me një kapak dhe lereni të zjejë deri sa të avullojë uji dhe kinoa të fryhet. Uji duhet të absorbohet plotësisht. Zbusni pak rrushin e thatë dhe kullojeni dhe pritini në copa, pastaj

përzjejeni atë me ullinjtë, lëngun e një kokrre limoni dhe rozmarinë. Lëreni të marinohen sëbashku mënjanë. Pritni limonin e dytë në feta të holla së bashku me lëkurë dhe pastaj në shirita. Ndani fetat në kube. Pastroni angjinaret nga lëkura dhe pritini në feta.

Hidheni kinoan e ngrohtë në një tas sallate, shtoni angjinaret me limonin në feta, djathin feta dhe ullinjtë, rrushin dhe rozmarinën. Përzieni mirë gjithë përbërësit, shtoni kripën dhe piperin e kuq dhe lëreni të qëndrojë në temperaturën e dhomës për rreth 1 orë. Shërbejeni të marinuar me vaj ulliri.

Përbërësit i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta