SHENDETI
Si të nxisni metabolizmin dhe digjni yndyrnat?!

Ekzistojnë shumë teori të ndryshme rreth metabolizmit.

Duke filluar nga termi se ç’farë është metabolizmi, mënyrat se si mund ta nxisim atë dhe çfarë zgjedhjesh të jetës bëjnë dallimin se si funksionon ai. Ne kemi gjetur gjithë elementët e domosdoshëm që ju duhet të dini për të kuptuar si funksionin organizmi dhe dhe si ndikon ushqimi.


Ç’farë është metabolizmi?

Metabolizmi është mbledhja e proçeseve natyrore që ndodhin në trupin tuaj për t’ju mbajtur gjallë. Ashtu siç frymëmarrja nuk është një gjë fizike, por më shumë është një proçes. Metabolizmi juaj është sasia e proçeseve fizike dhe kimike që prodhojnë energji për të lejuar trupin të bëjë gjithçka që duhet të bëjë pa u sforcuar.


Si funksionon metabolizmi?

Ndërsa metabolizmi është një gamë e tërë proçesesh që prodhojnë energji në trupin tuaj, ne duhet të dimë edhe se sa i shpejtë ose i ngadaltë është për t’i kryer këto funksione. Ky është ai rast ku hormoni tiroid luan një rol të rëndësishëm. Është “krijuesi-moderatori” i metabolizmit

tuaj, i mbikëqyrur nga gjëndra e hipofizës ‘menaxhuesi’, dhe ‘bosi’ - hipotalamusi. Hipotalamusi dërgon sinjale në hipofizë, e cila nga ana tjetër i dërgon sinjale tiroidit për lirimin e hormoneve ose për të ngadalësuar apo përshpejtuar metabolizmin tuaj.

Hipofiza ndikon në gjëndrën e tiroides duke prodhuar një hormon të quajtur hormon tiroide stimulues (TSH), gjë që nxit tiroidin për të liruar më shumë T4 (thyroxine) dhe T3 (triiodothyronine). Nëse ka shumë T4 që qarkullon në gjak, hipofizeti zvogëlon sasinë e TSH së prodhuar, e cila më pas shkakton aktivitetin e ngadalsuar të tiroidit. Nëse ka shumë pak T4, hipofizeti rrit sasinë e TSH. Në këtë mënyrë, nivelet e T4 dhe T3 në gjak mbahen relativisht konstante.


Çfarë ndikon në metabolizmin tuaj?

Metabolizmi juaj mund të ndikohet nga shume faktorë,duke përfshirë:

-Moshën

-Gjininë

-Përbërja e trupit, pra

raporti i muskuj-yndyrë

-Dieta

-Aktiviteti fizik

-Mënyrën e jetesës

Faktorë që nuk mund ti ndryshoni kanë tendencën të ndikojnë në metabolizmin tuaj më së shumti mosha dhe gjinia.

Për të mbajtur në formë metabolizëmin tuaj duhet të keni gjithmonë parasysh impatin që ai ka si rrjedhojë tek të gjitha proçeset e trupin, që të veproni mirë duhet të siguroheni që jeni duke i dhënë trupit tuaj karburantin që atij i nevojitet - energjinë. Çdo proçes metabolik në trup kërkon energji. Në fakt, 60-70% energjisë ditore që ne shpenzojmë (TDEE), e llogaritur sipas moshës, gjinisë, peshës, gjatësisë dhe nivelit të aktivitetit fizik, përdoret nga funksionet metabolike jetike. Kjo është norma juaj bazë metabolike, “Basal Metabolic Rate” (BMR). Shkalla e metabolizmit tuaj (BMR) është sasia e kalorive që do të digjni nëse jeni në gjumë gjatë gjithë ditës. Ekuacioni i Harris Benedict përcakton sasinë totale të energjisë ditore (kalorive) që duhet të shpenzoni, mund ta gjeni online në internet dhe të bëni llogaritë.


A mund ta përshpejtoni metabolizmin tuaj?

Shkalla juaj metabolike është shkalla me të cilën trupi juaj djeg energji për të funksionuar. Ka disa mënyra për të rritur normën tuaj metabolike. Por së pari, le të bëjmë një ndarje të energjisë ose kalorive, nga ajo që konsumoni zakonisht: 60-70% të energjisë i marrin funksionet vitale si: frymëmarrja, rrahjet e zemrës dhe temperatura e trupit (kjo është BMR-ja juaj - sasia e energjisë që ju nevojitet për të mbijetuar vetëm nëse nuk keni bërë gjë tjetër, përveçse keni fjetur shumë mirë). 15-30% zakonisht shkon drejt aktiviteteve të përditshme si: aktiviteti fizik, punët e shtëpisë, kopshtaria, palestra etj. 10-15% ndaj tretjes - funksionet që lidhen me ndarjen e ushqimit dhe pijeve që konsumoni në përbërës që trupi mund ti përdorë për tu riparuar, rinovuar dhe funksionuar në mënyrë optimal. Siç mund ta shihni, pjesa më e madhe e energjisë që konsumojmë është e djegur vetëm nga fakti që ekzistojmë. Ju mund të nxisni metabolizmin duke ushtruar aktivitet fizik dhe duke lëvizur më shumë, ose duke ngrënë rregullisht shëndetshëm, por nuk do të keni aq shumë ndikim sa keni paramenduar.


Cilat ushqime mbështesin një metabolizëm të shëndetshëm?

Ka disa ushqime që ndihmojnë për të nxitur metabolizmin, por efekti është minimal dhe vetëm për një periudhë të shkurtër kohore. Këto përfshijnë ushqime me erëza të tilla si specat djegës për shkak të nxehtësisë së tyre, pijeve me kafeinë për shkak të efekteve të tyre stimuluese, dhe ushqimeve të larta në proteina, pasi ato zgjasin më shumë për tu tretur. Megjithatë, është shumë më e rëndësishme të përqendroheni në një dietë të shëndetshme dhe mënyrën e jetesës së duhur. 

 Kjo përfshin:

- Konsumoni ushqime të plota.

- Pini sasi të mëdha uji çdo ditë, Ne ju rekomandojme ujin Fonte de Medici.

- Konsumoni sasi të larta perimesh për të rritur përthithjen e lëndëve ushqyese dhe fibrave.

- Reduktoni marrjen e ushqimeve të rafinuara, siç janë sheqernat, miellrat, të proçesuarat dhe ushqimet e shpejta.

- Përzgjidhni burimet e proteinave që përshtaten me nevojat tuaja dietetike p.sh. mish pa yndyrë, legumet si bathë, thjerrëza, fasule dhe bishtajoret.

- Konsumimi i yndyrave të shëndetshme nga burime si: frutat e thata arrë, bajame, lajthi, fistikë, stika pishe, farat si susam, lini, kungulli, luledielli, vaj ulliri ekstra i virgjër dhe vaj kokosi.

-Peshqit, farat e kërpit dhe farat kia janë gjithashtu burime fantastike të omega-3 të anti-inflamatorëve.

Hani ushqim sa për tu kënaqur por jo me tepri

Monitoroni madhësitë e vakteve dhe përpiquni të hani ngadalë për t’i dhënë trupit tuaj një shans për t’ju thënë se jeni të ngopur para se ta mbingarkoni atë. Një sasi e mjaftueshme dhe ekuilibriuar është e rëndësishme për një metabolizëm të shëndetshëm.

Ushqime të pasura me jodUshqime të tilla si alga deti dhe prodhimet e detit janë të pasura me jod, i cili është një lëndë ushqyese esenciale e kërkuar nga gjëndra tiroide për të prodhuar hormonet tiroide. Megjithatë, si mungesa e jodit che tepria e jodit mund të jetë një problem, kështu që plotësimi i jodit si shtesë në përgjithësi nuk është i dobishëm dhe shpesh mund të përkeqësojë çdo situatë që nuk mbahet nën konroll, ndaj mbajeni në nivel mesatar. Konsumimi i një burimi të selenit rregullisht, është i rëndësishëm pasi është një lëndë ushqyese e nevojshme për funksionimin e duhur të tiroides. Arrat e brazili, toni i peshkut, gaforret dhe karavidhet kanë sasi të larta seleni, por gjithashtu mund të merrni selen edhe nga farat e lulediellit, mishrat pa dhjamë dhe kërpudhat. Konsumi i perimeve të tilla si lakër, brokoli, dhe lakër brukseli të gatuara. Ngrohja e tyre denatyron shumë efektet e tyre të mundshme goitrogjenike, ndaj është mirë të konsumohen të ftohta. Shpenzioni 10-15 minuta në diell duke marrë Vitaminën D për të parandaluar mangësitë e lidhura zakonisht me problemet e tiroideve. Bëni aktivitet fizik. Ushtrimet fizike ndihmojnë në përshpejtimin e metabolizmit tuaj, për të menaxhuar peshën dhe për të zvogëluar rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore që mund të jenë edhe më të vështira për t’u menaxhuar me një tiroide jo shumë të mirë. Sigurohuniqë të përfshini ushtrimet fizike për ruajtjen e peshës, për të rritur raportin muskuj-yndyrë. Sa më shumë muskuj të keni, aq më shumë energji ju nevojitet për të djegur, për të funksionuar dhe për të mbajtur të njëjtën masë muskulore çdo ditë, në këtë mënyrë metabolizmi juaj përshpejtohet.


Ushqime të shëndetshme për një metabolizëm që funksionon në mënyrë perfekte gjeni në të gjitha dyqanet e rrjetit Neranxi.



SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta