RECETA
Smoothie “Rreze Dielli” me Mango dhe Goji Berry

Koha e përgatitjes: 10 minuta


Përbërësit:

1 filxhan me mango të ngrirë të qëruar dhe të prerë trashë rreth 1 kokërr e 1/2

3/4 filxhan me lëng portokalli të freskët

+ 1-2 lugë caji me lëkurë të grirë portokalli

2 lugë gjelle me fara kia

1 banane të qëruar, mundësisht e ngrirë

3/4 filxhan me qumësht kokosi ose bajameje

1/3 filxhan me mjeder të ngrirë

gjysma e një rrepe të freskët e grirë në copa

2 lugë gjelle me goji berry

1 lugë caji me xhinxher të freskët të grirë

1 lugë caji me ekstrakt vanilje buarbon


Përgatitja:

Në një blender hidhni copat e mangos, 1/2 e lëngut të portokallit dhe lëkurën e portokallit. Shtoni gjysmën e bananes. Miksojini derisa të bëhen pure dhe shtoni më shumë lëng portokalli nëse duhet. Shtoni farat kia dhe miksojeni përsëri, hidhni smoothin me mango në një gotë me shënjues të masës dhe lereni mënjanë.

Në të njëjtin blender (nuk ka nevojë të pastrohet), shtoni pjesën e mbetur të bananes, mjedrën, luleshtrydhet, rrepën, goji berrit, xhinxherin dhe ekstraktin e vaniljes. Shtoni qumshtin e kokosit ose bajames dhe ndizni blenderin në shpejtësi mesatare deri sa të bëhet e gjitha një masë homogjene. Shtoni më tepër qumësht nëse ka nevojë. Vendosni smoothin e kuq në dy gota dhe shtoni tek te dyja smoothin me mango që kishit ruajtur me parë dhe me një lugë të gjatë miksojini lehtësisht së bashku ose lëreni ashtu për të krijuar një gotë dekorative dy-ngjyrëshe. Ju bëftë mirë!

Tek dyqanet Neranxi do të gjeni Goji Berry dhe gjithë përbërësit e tjerë në cilësinë maksimale.




Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta