KESHILLA
34 arsye pse Goji Berry ju mban në formë dhe të rinj

Në epokën moderne, plot me “mrekulli” në mjekësi, jetëgjatësia dhe cilësia e jetës është përmirësuar. Kjo që sapo përmendëm qendron, edhe pse, për disa popullsi si ajo kineze dhe japoneze, një nga sekretet e e shëndetit të mirë dhe jetëgjatësisë konsiston veçanërisht në ushqimet dhe disa substanca me vlera antioksidante. Njëri mbi të gjithë, “Goji Berry”, me vlera ushqyese të pafundme. Konsumi i tyre është i përhapur prej shekujsh në vendet e orientit, ndërsa në perëndim ka disa vite që njihet dhe përdoret.

Manat Goji janë të njohura për vlerat e tyre të larta antioksidante, shkencërisht të aprovuara, me një efekt pozitiv në jetëgjatësinë mesatare të popullatës, ku për mijëra

vjet kinezët dhe japoneztë i shtojnë ato në ushqimin e tyre. Ky burim “i rinisë”, në fakt, në disa vende të largëta të botës e ka çuar jetëgjatësinë në më shumë se 100 vjet.

Gjithashtu vlerat që përfitohen nga këto mana të kuqe kanë një ndikim edhe në cilësinë e jetës. Ato janë në fakt një produkt i cili është i nevojshëm në regjimin ditor

kundër rreziqeve të presionit të lartë të gjakut, për të luftuar fillimin e diabetit, për të luftuar faktorët e rrezikut në sëmundjet e zemrës, ato gjithashtu kanë treguar

 efektivitet në luftimin e artritit dhe sëmundjeve degjenerative madje dhe kancerit. Manaferrat Goji gjithashtu kanë një aktivitet të dobishëm në nivel nerovegjetativ.

Konsumimi i përditshëm i këtyre kokrrave të vogla të kuqe, jo vetëm që ju ndihmon të qëndroni të rinj dhe të gjallë plot energji, por edhe për të parandaluar fillimin

 e shumë sëmundjeve dhe çrregullimeve si shkak i plakjes. Për mijëra vjet, kurat farmaceutike natyrale e përdorur nga Kinezët janë manat Goji, vlerat e tyre kaq të

fuqishme janë ende befasuese për shërimin dhe fuqitë mbrojtëse në organizëm. Nuk ka bimë medicinale aziatike me përfitime të panumërta ashtu si këto kokrra të

 kuqe të vogla.

34 Përfitimet kryesore të Goji Berry

 1. Ndikojnë në jetëgjatësi dhe luftojnë plakjen fizike dhe mendore, falë sasisë së lartë të antioksidantëve.

 2. Rrisin forcën dhe energjinë, sidomos gjatë kohës kur jeni të sëmurë.

 3. Stimulojnë sekretimin e HGH (hormon i rritjes tek njeriu), i quajtur edhe “hormoni i të rinjve”.

 4. Ulin tensionin e lartë të gjakut.

 5. Parandalojnë shfaqjen e sëmundjeve kanceroze.

 6. Ruajnë nivelet e duhura të kolesterolit në gjak.

 7. Balancojnë nivelin e sheqerit në gjak, parandalojnë fillimin e diabetit.

 8. Rrisin libidon dhe funksionin seksual.

 9. Ju ndihmojnë të humbisni peshë.

 10. Lehtësojnë dhimbjen e kokës dhe problemet kur keni marramendje.

 11. Ndikojnë në përmirësimi e cilësisë së gjumit.

 12. Përmirësojnë pamjen fizike, ndikojnë për të pasur lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.

13. Forcojnë zemrën dhe parandalojnë fillimin e sëmundjeve të zemrës.

14. Pengojnë peroksidatimin e lipideve në gjak që mund të çojë në sëmundjet kardiovaskulare, sulmet në zemër, arteriosklerozën dhe goditjet në tru. Manaferrat goji përmirësojnë nivelet e një enzimë të rëndësishme të gjakut që pengon formimin e arteriosklerozës.

15. Kryejnë një efekt parandalues në fillimin e sëmundjeve degjenerative.

16. Përmirësojnë përgjigjen imune duke balancuar aktivitetin e qelizave imune të të gjitha llojeve, duke përfshirë qelizat T- citotoksike, qelizat -NK, lizozima, tumorin nekrozë të faktorit alfa dhe imunoglubulinave IgG dhe IgA.

17. Kontrollojnë dhe luftojnë kancerin në përgjithësi, duke përfshirë regresin e melanomës, karcinomën e qelizave renale, kancerin kolorektal, kancerin e mushkërive, karcinomën nasofaringeal che hidrothoraksinë malinje.

18. Mbrojnë të çmuarën “ADN”, përbërësin më të rëndësishme të trupit, duke siguruar që, në qoftë se ato duhet të zëvendësohen, 10 trilioni i qelizave riprodhohen si kopje identike të shëndetshme dhe të sakta. Për më tepër, manaferrat Goji rivendosin dhe riparojnë ADN e dëmtuar.

19. Ato pengojnë rritjen e tumorit.

20. Reduktojnë efektet toksike të kimioterapisë dhe rrezatimit.

21. Përmirësojnë prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe trombocideve.

22. Ndihmojnë dhe lehtësojnë kollën kronike dhe të thatë.

23. Luftojnë inflamacionin dhe artritin në rivendosjen e ekuilibrit të enzimës së rëndësishme antiinflamatore SOD.

24. Përmirësojnë numrin e limfociteve, qelizat e bardha të gjakut të rëndësishme në pjesën adaptive të sistemit imunitar.

25. Janë një mbështetje e madhe në fazën e menopauzës.

26. Luftojnë sikletet e shtatzënisë së hershme.

27. Ndihmojnë në rritjen e pjellorisë.

28. Forcojnë muskujt dhe kockat.

29. Promovojnë shëndetin e veshkave.

30. Përmirësojnë kujtesën.

31. Ndikojnë në rregullimin e funksionit të mëlçisë.

32. Lehtësojnë ankthin dhe stresin

33. Përmirësojnë nivelin e energjisë dhe humorin. Ato janë quajtur, në fakt, “manaferrat e lumturisë”.

34. Përmirësojnë tretjen.

Si mund ti konsumoni

Manat Goji mund të konsumohen të thata, apo të shtohen në kos, muesli, sallatë frutash, sallata, ëmbëlsira dhe drithëra. E rëndësishme është të mos gatuhen në temperatura të larta, mund të përdorni teknikën e banjomarisë me avull në mënyrë që të merrni si duhet këtë pasuri me substanca të vlefshme për trupin.

Sasia e rekomanduar

Nuk ka indikacione precize në konsumin mesatar ditor. Udhëzimi i përgjithshëm për një të rritur të shëndetshëm është 15 gram goji berry në ditë, kështu ndihmon për të garantuar një rritje të zeaxanthinës në gjak dhe luajnë veprimin e tyre të plotë të dobishëm në organizëm.

Këto kokrra të kuqe përmbajnë:

- 19 aminoacide (elementi ndërtues i proteinave) duke përfshirë 8 aminoacidet më thelbësor për jetën.

- 21 gjurmë mineralesh, duke përfshirë germaniumin, një mineral anti-kancer i cili gjendet rrallë në ushqime

- Përmbajnë më shumë proteina se sa gruri integral (13 përqind)

- Një gamë e plotë e karotenoideve antioksidante, duke përfshirë betakarotene dhe zeaxanthinën, të cilat mbrojnë sytë (shikimin)

- Vitaminë C në nivele më të larta se ato që gjenden tek portokallet.

- Vitaminë B, të cilën trupi e ka të dobishëm për ta kthyer ushqimin në energji.

- Vitaminë E, e cila është gjetur vetëm në drithëra dhe fara

- Beta-sitosterol, nje agjent anti-inflamator, që ndër të tjera, ul kolesterolin e keq, trajton impotencën seksuale dhe lufton zgjerimin e prostatës

- Acidet yndyrore, të nevojshme për prodhimin e hormoneve dhe për funksionimin normal të trurit dhe sistemit nervor

- Ciperone, e mirë për zemrën dhe presionin e gjakut, lehtëson sindromën menstruale dhe është përdorur në trajtimin e kancerit të qafës së mitrës

- Solavetivone, nje komponent i fuqishëm antibakterial dhe antifungal

- Fisalina, një kompleks natyror aktiv kundër të gjitha llojeve të leucemisë.

- Janë përdorur edhe si një trajtim kundër hepatit B.

- Betaina, e cila është përdorur nga mëlçia për të prodhuar choline, një kompleks që zbut sistemin nervor, rrit kujtesën, nxit rritjen e muskujve, dhe mbron kundër sëmundjeve të mëlçisë. Përveç kësaj, Betaina ofron grupet metil në reagimet e energjisë së trupit dhe mund të ndihmojë në uljen e niveleve të homocisteinës, një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës.


Goji Berry gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




Komente

Ska komente

Shto Koment

*Emri:
Email:
Fshihe emailin tim
*Komenti:
 
SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta