KURIOZITETE
Sekreti i shijes Tajlandeze

Ka shumë njerëz që argumentojnë se kulinaria  është dhurata më e madhe që Tajlanda i ka bërë botës.  Tajlandezët janë të obsesionuar pas ushqimin. Ndaj mund të merret në konsideratë fakti që vendi krenohet me një trashëgimi kulinare që ka aq shumë “gjallëri”, si në një nga sallatat e saj pikante.

Festat me gatimet e bollshme që përfshijnë kerrin e kuq dhe receta nga familja mbretërore deri tek njerëzit e thjeshtë me gatimet e tyre me makarona orizi,  kanë krijuar udhën e tyre nga rrugët e Bangkokut dhe qyteteve të tjera drejt edhe tek menutë e restoranteve më të vlerësuara Tailandeze anë e mbanë globit,  kultura e nuancave mbretërore të ushqimit ka fituar një vend të veçantë në zemrat e miliona njerëzve.

Një çelës për kulturën e ushqimit Tajlandez, janë edhe erëzat kurative, frutat dhe perimet, mënyra e kujdesshme dhe e qëndrueshme e kultivimit të bujqësisë me të cilën janë ushqyer për mijëra vjet.

Oreksi i konsumatorit për elementët e duhur ushqyes, pa konservante dhe pesticide, bën që kërkesat për ushqimin e vërtetë të jenë në rritje. 

Shitjet globale të produkteve ushqimore të shëndetshme arrijnë vlerën e 1 trilion dollarë vetëm këtë  vit, ndërkohë që tregu global organik është deri në 200 miliardë dollarë. Problemi  kryesor janë shqetësimet shëndetësore, frika nga rreziqet potenciale të pesticideve mbi ne dhe mjedisin. Si të tillë, konsumatorët po u kthehen ushqimeve të vërteta për vetitë e tyre shëruese në mënyrë natyrale dhe vlerat ushqyese që ato përmbajnë.

Duke pasur parasysh këto faktorë dhe prestigjin global të kuzhinës tajlandeze, nuk është e habitshme se kërkesat për produktet e  kuzhinës Tajlandeze  janë në rritje në tregjet ndërkombëtare.

Ushqimi Tajlandez është i lashtë, unik dhe i shëndetshëm dhe duhet ta ndajmë atë me botën.

Kohët e fundit prestigji i ushqimit në vendet e Azisë Juglindore është rritur duke u bërë gjithnjë e më i sofistikuar dhe progresiv,  duke vendosur standarte të reja gastronomike dhe pozicionimi i vendit në ballë të Lëvizjes Globale Organike e ka ndihmuar Tajlandën të jetë në vendet e para më të kërkuara për produktet e saj.

Restorantet e vlerësuara tailandeze renditen ndër më të mirët në botë, pasi e kanë ngritur kuzhinën tajlandeze,  duke shfrytëzuar natyrën e pasur të  vendit. Ndërkohë, kompanitë dhe kooperativat e reja në mbarë Mbretërinë po promovojnë “bujqësinë etike dhe të qëndrueshme” për të rritur më tej cilësinë e prodhimeve tajlandeze për eksport jashtë vendit.

“Ushqimi tajlandez është i lashtë, unik dhe i shëndetshëm dhe ne duhet ta ndajmë atë me botën,” thotë kuzhinieri australian David Thompson, një studiues i njohur  i kuzhinës tajlandeze.

Në të vërtetë, pasioni dhe respekti për traditat kulinare të vendit, duke përcaktuar dhe parashikuar tendencat e ushqimit, përfaqësojnë thelbin e “Thainess” - një sistem vlerash gjithëpërfshirëse që mishëron shpirtin dhe kulturën e popullit tajlandez. Kompanitë që mishërojnë vlera të tilla, e kanë fituar vendin në ‘Markën e Besimit’ në Tajlandë, një simbol prestigjioz që nënkupton cilësinë, dhe standardet më të larta botërore. 

E bekuar me një tokë pjellore e kombinuar me një klimë të ngrohtë dhe të lagësht, Tajlanda ofron një pasuri produktesh, duke përfshirë gjithçka, që nga frutat tropikale më të shijshme, si ananasi, durian, mangosten dhe mango, tek  bimët aromatike dhe erëza të tilla si: turmeriku, galangali, koriandra, lemongrasi dhe specat djegës, të gjitha janë të njohura për përfitimet e tyre shëndetësore dhe vetitë shëruese, nga pastrimi i traktit të tretjes deri tek  nxitja e qarkullimit të gjakut.

Në kuzhinën tajlandeze, çdo ushqim besohet të ketë një energji yin (ftohtë) ose yang (nxehtë), dhe ekuilibri midis këtyre përbërësve është thelbësor për shëndetin e mirë.

Këto ushqime natyrale vazhdojnë të kultivohen edhe  sot përmes praktikave bujqësore tradicionale dhe të qëndrueshme të Tajlandës duke përdorur njohuritë dhe teknikat indigjene. Grupet bashkëpunuese si komuniteti shekullor në Mae Tha, pranë kryeqytetit verior Chiang Mai, lulëzojnë në mbarë vendin duke përdorur metoda të kujdesshme të bujqësisë që paraardhësit e tyre kanë përdorur ndër breza.

Firmat e shumta tajlandeze po përfitojnë nga kushtet e favorshme brenda vendit për të ndërtuar reputacionin e Tajlandës në prodhimin e produkteve të shkëlqyera organike në nivel ndërkombëtar.

Eksportuesit kryesorë të produkteve organike Tajlandeze, prodhojnë fruta të freskëta, perime dhe bimë në ferma të qëndrueshme në të gjithë Mbretërinë Tailandeze. E njohur për varietetet e tyre origjinale të perimeve dhe frutave ekzotike si: rambutan, kokosi, mango, jackfruit, mangosten dhe frut gjarpri, kompanitë kanë zhvilluar zinxhirin e tyrë të furnizimit plotësisht të integruar me fokus cilësinë në qendër.

Prodhimi është rritur me specifikime  të sakta dhe është korrur me kujdes të madh në mënyrën tradicionale tajlandeze. Për shembull, të gjithë fidanët e perimeve rriten nën mbulesë, për tu siguruar që ato janë pjekur në mënyrë natyrale, gjë që u mundëson atyre të gatuhen shpejt dhe njëtrajtësisht, duke falur shije dhe aromë të mirë.

Në mënyrë të ngjashme, Blue Elephant - një nga restorantet më të respektuar dhe vlerësuar nga kritikët dhe shkollat e gatimit në të gjithë vendin, është një tjetër mënyrë e të menduarit të kulinarisë e cila kalon në thelbin e Thainess (kuzhina e shëndetshme tailandeze).

Shumë i favorizuar nga kritikët dhe konsumatorët  duke  theksuar kuzhinë autentike tajlandeze në këtë restorant, Blue Elephant ka zgjeruar biznesin duke eksportuar në tregjet e huaja gamën e saj të bimëve aromatike, erëzave, arrorëve  dhe përbërësve të tjerë premium të Tajlandës.

Duke përdorur ekskluzivisht përbërës të freskët dhe natyralë me burim në Tajlandë, produktet organike janë të privuara nga pesticidet, MSG dhe ngjyrosja artificiale. Me qëllim që të ofrojë produkte të pastra, si erëzat dhe kerri paste tajlandeze për konsumatorët në mbarë botën, këto produktet janë gjithashtu jo OMGJ.

Në brezin e nënës sime, bimët aromatike janë përdorur zakonisht për të rritur vlerën ushqyese dhe vetitë shëruese të ushqimit, -thotë Nooror Somany Steppe, themeluesi i Blue Elephant. “Ne jemi shumë krenarë për përfitimet shëndetësore dhe bukurinë e produkteve mahnitëse tajlandeze.

Çdo  vit që kalon, prodhuesit e pasionuar dhe kuzhinierët që janë gjthmon në kërkim, po e zgjerojnë skenën e kulinarisë tajlandeze në drejtime të reja. Jo vetëm që këto zhvillime janë emocionuese dhe plot risi, ato gjithashtu janë të rrënjosura në recetat shekullore dhe traditën bujqësore. Duke kombinuar dëshirën për risi me respektin për të kaluarën, ata pasqyrojnë thelbin e Thainess dhe zemrën e ushqimit,  duke e bërë kuzhinën një vend ku gastronomia emocionuese nga e gjithë bota, vjen me më efikase se kurrë.


USHQIMET THAI QË FALIN SHËNDET


Mangot:

Nga mangot e ëmbla të verdha, të çmuar për tulin e tyre të ëmbël dhe të freskët, tek mangot jeshile që janë pjesë e shumë  recetave nëpër botë. Të  ëmbla  dhe të shijshme, mangot Tajlandeze ofrojë përfitime të shumta shëndetësore, të pasura me vitamina, ku një filxhan përmban 25% të vlerës së përditshme të  vitaminës A, si dhe  nivele të larta të vitaminës C dhe  B6.


Specat e kuq djegës:

Kuzhina Tajlandeze është e njohur për ngrohtësinë e saj, por specat djegës ofrojnë më shumë se nxehtësi. Capsaicina  është  komponenti i cili e bën pikant specin djegës. Përveç shijes pikante që ndihet në gjuhë, ndez shijen në shqisat tuaja, specat djegës gjithashtu janë të pasur me vitaminë A, C, hekur dhe kalium.


Turmeriku:

Turmeriku është një superushqim tradicional shumë i kërkuar si bimë mjekësore. Cilësitë e tij shëruese sigurojnë një mbrojtje të natyrshme kundër infeksioneve dhe sëmundjeve. Turmeriku gjithashtu ka veti të forta anti-inflamatore dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve.


Lemongras:

Gjithnjë i pranishëm në gatimet më të njohura Tajlandeze si Tom Yum dhe kerri të ndryshëm, kjo bimë aromatike përmban flavonoide të cilat ndihmojnë për gjithçka gjë duke filluar nga tretja e deri tek depresioni.


Qumështi i  kokosi:

Qumështi i kokosit është i pasur me vitamina, minerale dhe antioksidantë. Vitaminat C dhe E ndihmojnë në rritjen e sistemit imunitar, ndërsa vitaminat B janë përgjegjëse për sigurimin e energjisë në qeliza. Qumështi i kokosit është gjithashtu i pasur me magnez, kalium, fosfor dhe hekur.


Shenja e ekselencës dhe cilësisë nga Tajlanda në botë

“Trust Mark”-marka e besueshmëris, u jepet kompanive që me të vërtetë përfshijnë “Thainess”  me nivelin e tyre të jashtëzakonshëm të detajeve, kujdesit, vëmendjes dhe pasionit që shkojnë në të gjithë aspektet e proçesit të prodhimit. Ky është një simbol global i artizanatit, përpunimit, krijimtarisë dhe cilësisë së shkëlqyer. 


Këto ushqime i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta