RECETA
Thai Tofu me Noodles Pikante

Kjo recetë është diabetike, e ulët në kalori dhe yndyrna të ngopura.

Koha e përgatitjes: 9 min

Koha e gatimit: 9 min

Kikirikët janë një burim i madh i yndyrës së pangopur, por zgjidhni gjalpin me më pak  yndyrë për një alternativë më të shëndetshme. Tofu është një alternativë fantastike në zëvëndësimin e mishit, gjithashtu i pasur me proteina.

Masa: për 4 porcione 

(madhësia e porcionit: 1 e 3/4 filxhan)

Vlerat  ushqyese :

Kalori për porcion: 338

Kalori nga yndyrnat për porcion: 36%

Yndyrna për porcion: 13.4g

Proteina për porcion: 14.5g

Karbohidrate për porcion: 42.3g

Fibra për porcion: 3.9g

Kolesterol për porcion: 0.0mg

Hekur për porcion: 2.8mg

Natrium për porcion: 628mg

Kalcium për porcion: 83mg


Përbërësit:

1 (227g) pako noodles të pa gatura

1 (227g) paketë bizele të freskëta 

2 lugë gjelle vaj kikiriku

2 lugë gjelle salcë Tamarin ose salcë soje Kikkoman less salt

1 lugë gjelle gjalpë kikiriku

1 lugë gjelle lëng të freskët lime ose uthull orizi

1 lugë çaji salcë pikante 

1 thelb hudhër, i grimcuar

1 (227g) paketë tofu Valsoia e papjekur, i prerë në kube

1/3 filxhan koriandër e freskët e copëtuar


Përgatitja: 

Vendosni në zierje 1.9 liër ujë në një tenxhere. Hidhni noodles në ujë,  ziejini për rreth  5 minuta.  Shtoni bizelet dhe edhe 2 minuta të tjera në zjerje. Përzieni  vajin e kikirikut dhe përbërësit e tjerë. Kullini linguinit dhe rihidhini në  tenxhere. Përzieni  linguinit në salcën me kikirik dhe tofu. Zbukurojeni me koriandër të freskët. Shërbejeni menjëherë.

Përbërësit e recetës i gjeni në rrjetin e dyqaneve Neranxi, gjtihashtu dhe linjen e produkteve Tailandeze.




SHKARKO GAZETEN E MUAJIT
gazeta